Lajme Zone
“Tortilla ime është më pikante se e jotja”/ U konfliktuan për ushqimin, 22-vjeçari vret me armë zjarri kushëririn
Të tjeraTop Channel

“Tortilla ime është më pikante se e jotja”/ U konfliktuan për ushqimin, 22-vjeçari vret me armë zjarri kushëririn

Një debat i nisur gjatë një darke me alkool në New Mexico përfundoi në mënyrë tragjike, pasi 22-vjeçari dyshohet se qëlloi për vdekje kushëririn e tij.

Një debat i nisur gjatë një darke me alkool në New Mexico përfi në mënyrë tragjike, pasi 22-vjeçari dyshohet se qëlloi për vdekje kushëririn e tij. Një debat që nisi për një tortillë dhe salcën pikante përfi në tragjedi në New Mexico, SHBA.

Ervin Joaquin Gutierrez, 22 vjeç, është arrestuar nën akuzën e vrasjes së kushëririt të tij, Nathaniel Cavazos, 25 vjeç, pas një sherri që dyshohet se shpërtheu gjatë një darke me alkool në një apartament në Albuquerque.

Sipas dokumenteve të hetimit, Gutierrez kishte shkuar atë pasdite për të vizituar Cavazos dhe një tjetër kushëri. Të tre kishin blerë ushqime dhe ishin kthyer në apartament për të përgatitur enchilada me chile jeshile, ndërsa konsumonin alkool, shkruajnë mediat.

Por darka mori një kthesë të papritur kur Gutierrez nisi të këmbëngulte se salca mbi tortillan e tij ishte shumë më pikante se ajo në pjatën e Cavazos.

Ai madje e sfidoi kushëririn që të provonte ushqimin e tij.

Cavazos i tha se të gjithë po hanin të njëjtat tortilla dhe, për rrjedhojë, nuk mund të kishte ndonjë ndryshim në shije.

Debati nuk mbeti vetëm te tavolina e ngrënies. Tensionet u rritën dhe njëri prej kushërinjve propozoi që të dilnin për shëtitje me qenin, me shpresën se situata do të qetësohej.

Por jashtë apartamentit, Gutierrez dhe Cavazos u përfshinë në një përleshje fizike.

Sipas dëshmisë së kushëririt të tretë, Cavazos e goditi Gutierrez disa herë, duke e lënë të gjakosur, dhe më u largua.

Në atë moment, sipas hetuesve, Gutierrez nxori një armë zjarri.

Ai dyshohet se i tha kushëririt: “Jemi familje! Jemi familje! Si mund të ma bësh këtë?”, përpara se të qëllonte tre ose katër herë në drejtim të tij.

Policia mbërriti rreth orës 23:00 dhe e gjeti 25-vjeçarin të pajetë, të shtrirë në një pellg gjaku në një shteg mes ndërtesave të kompleksit të apartamenteve.

Pranë trupit u gjet edhe një armë që, sipas autoriteteve, i përkiste Cavazos.

Pas ngjarjes, Gutierrez u largua nga vendi. Hetuesit gjetën gjithashtu një mesazh të dërguar prej tij në Snapchat, ku ai pretendonte se kushëriri e kishte kërcënuar me jetë.

“A ka vdekur vërtet? Nuk doja ta vrisja, por nuk doja që ai të më vriste mua”, dyshohet se shkroi 22-vjeçari.

Gutierrez u arrestua të premten në mbrëmje dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit të Bernalillo County, ku përballet me akuzën për vrasje. Top Channel