Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt, në Lushnjë, pas rënies së ndjeshme të nivelit të ujit. Fillimisht u ngritën dyshime se rezervuari mund të ishte tharë si pasojë e mungesës së reshjeve. Sipas informacionit të bërë publik, megjithatë, ulja e nivelit të ujit lidhet me zbrazjen e rezervuarit për shkak të punimeve që Bashkia e Lushnjës pritet të nisë për rikonstruksionin e portës dalëse. Zbrazja ka lënë zona të rezervuarit me baltë dhe shumë pak ujë, duke shkaktuar ngordhjen e një sasie të madhe peshqish. Pamjet tregojnë një numër të madh peshqish të ngordhur të shpërndarë në shtratin e rezervuarit. Ende mbetet për t’u sqaruar nëse, përpara zbrazjes së rezervuarit, ishin marrë masa për zhvendosjen ose mbrojtjen e faunës ujore dhe cili është dëmi i plotë mjedisor. View this post on Instagram A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)
