Lajme Zone
TONA ALB, nga tradita familjare drejt transformimit sipas standardit europian
EkonomiReport TV

TONA ALB, nga tradita familjare drejt transformimit sipas standardit europian

Rrugëtimi i TONA ALB është një shembull i transformimit të një biznesi familjar shqiptar në një kompani moderne, me kapacitete dhe vizion për t'u përballur me kërkesat e tregjeve europiane.

E themeluar në vitin 1992 si një biznes familjar, TONA ALB është shndërruar në një nga kompanitë lider të përpunimit të mishit në Shqipëri. Rritja është rezultat i një filozofie të qartë: investime të vazhdueshme në teknologji, gjurmueshmëri dhe standard që garantojnë cilësinë më të mirë të mishit dhe nënprodukteve të tij. Kompania operon në dy stabilimente me një sipërfaqe prej rreth 4,000 metra katrorë, ku punojnë mbi 200 punëtorë në total. Përmes një rrjeti të konsoliduar shpërndarjeje, produktet TONA ALB arrijnë në çdo cep të Shqipërisë dhe mund të gjenden lehtësisht. LEXO edhe...Programi 'Dyfisho Sipërmarrjen Tënde', Koçiu e Salla thirrje bizneseve: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro për agroturizëm dhe agropërpunim Siguria ushqimore është pikë kyçe në vizionin e TONA. Ekspertët nga Lituania ushtrojnë kontrolle e verifikime të veçanta pasi vijnë me kërkesa të qarta dhe vëzhgojnë nëse gjithçka zbatohet sipas specifikave të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Kjo punë realizohet në bashkëpunim me inspektorët e AKU-së, një eksperiencë që shërben edhe për të shkëmbyer njohuri, pyetje e ekspertizë. Ambicia e kompanisë TONA reflektohet më së afërmi me synimin që në tetor të përpunojë rreth 2000 qengja me qëllim eksporti, si një hap i rëndësishëm për tregun ndërkombëtar. Përgatitja për tregun ndërkombëtar ishte edhe një prej pikave të përmendura nga Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, teksa vizitonte fabrikën. “Nga gjithë verifikimet që do të bëjmë, çfarë bën kompania TONA dhe në fund dilet me një konkluzion nëse duhet t’i lëmë detyra apo kategorizimin nëse i plotëson të gjithë kriteret apo kushtet që është drejt Bashkimit Europian”, u shpreh ai. Rrugëtimi i TONA ALB është një shembull i transformimit të një biznesi familjar shqiptar në një kompani moderne, me kapacitete dhe vizion për t'u përballur me kërkesat e tregjeve europiane. Kategorizimi i stabilimenteve është një garanci për konsumatorin, një nxitje për investime të reja dhe një hap konkret drejt rritjes së konkurrueshmërisë së sektorit agro-ushqimor, duke krijuar më shumë mundësi që produktet Made In Albania të jenë të pranishme në tregjet e Bashkimit Europian. P.J/ReportTv.al TONA andis salla Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.4% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 2151 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?