Lajme Zone
Nga bordi i ‘Air Force One’ në kontenierin e kateringut, prapaskenat e ‘arratisë’ së Trump nga Turqia pas kërcënimeve iraniane
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nga bordi i ‘Air Force One’ në kontenierin e kateringut, prapaskenat e ‘arratisë’ së Trump nga Turqia pas kërcënimeve iraniane

Presidenti Donald Trump inskenoi një fluturim me Air Force One-in e vjetër, por u transferua fshehurazi në një tjetër avion ushtarak me një kamion të vogël të furnizimeve të kateringut të aeroportit.

Donald Trump u nis muajin e kaluar nga Turqia drejt Britanisë së Madhe me një fluturim ushtarak sekret, ndërsa Shtëpia e Bardhë deklaronte se ai po udhëtonte në bordin e Air Force One. Duke u kthyer nga samiti i NATO-s në Ankara, presidenti amerikan thuhet se hipi në bordin e avionit të vjetër jumbo nën vëzhgimin e kamerave, për t'u transferuar fshehurazi vetëm pak minuta më vonë në një avion më të vogël, një avion ushtarak C-32A, me një kontenier për furnizimet e kateringut aeroportual, i përdorur zakonisht për të ngarkuar ushqime dhe furnizime të tjera para fluturimit. LEXO edhe...Trump i del në mbrojtje Infantino-s: Gabim nëse e zëvendësoni në FIFA, udhëhoqi një Botëror rekordesh Një manovër e ndërmarrë pasi shërbimet sekrete amerikane e konsideruan të besueshëm kërcënimin për vrasjen e Trumpit që vinte nga Irani, raportojnë Washington Post dhe New York Times. Operacioni ndodhi natën pas rifillimit të sulmeve ushtarake amerikane kundër Iranit, me urdhër të Trumpit, pas dështimit të negociatave midis Uashingtonit dhe Teheranit për t'i dhënë fund luftës që kishte zgjatur prej muajsh. Gazetarëve në bordin e avionit të vjetër nuk u ishte thënë se Trumpi nuk po udhëtonte me ta, duke i bërë ata pjesëmarrës të pavetëdijshëm në mashtrim dhe duke i kthyer, së bashku me disa anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë, në karremë të pavetëdijshëm. Pas uljes në Britaninë e Madhe, një tjetër inskenim: Trumpi u transferua fshehurazi në avionin e vjetër Air Force One. Më pas ai zbriti nën 'hundën' e gazetarëve dhe përshkoi pistën për të arritur te avioni i dhuruar nga Katari, me të cilin fluturoi deri në Uashington. Siguria e avionit u vu në pikëpyetje dhe Trumpi deklaroi muajin e kaluar, pas udhëtimit, se ai do t'i nënshtrohej modifikimeve të mëtejshme./Corriere P.J/ReportTv.al SHBA donald trump Air Force One Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.4% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 2151 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?