Bujqësia në Kurbin po përballet me vështirësi për shkak të rritjes së kostove të prodhimit. Në Fushë-Kuqe, një nga zonat me rendiment të lartë ne kete sektor, sipërfaqe të konsiderueshme toke po mbeten djerrë, pasi shpenzimet për punimin dhe mbjelljen e tyre janë bërë të papërballueshme. LEXO edhe...Plagosi të riun në Lezhë me armë zjarri 3 muaj më parë dhe i vodhi automjetin, arrestohet në Rinas 47-vjeçari! Po tentonte të largohej nga Shqipëria Fermerët thonë se çmimi i lartë i naftës, së bashku me rritjen e kostove të imputeve bujqësore, po u vështirëson gjithnjë e më shumë punën. Një tjetër shqetësim është mungesa e subvencioneve, të cilat sipas tyre janë të domosdoshme për të përballuar shpenzimet dhe për të vijuar aktivitetin bujqësor. Bujqësia mbetet një nga burimet kryesore të jetesës për shumë familje në Kurbin, por kostot e larta po i detyrojnë fermerët të heqin dorë nga ky sektor. Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti, në mënyrë që të vijojnë të punojnë tokat e tyre dhe të shmangin braktisjen e një prej zonave me potencial të lartë bujqësor, siç eshte Fushe-Kuqja. U.D/E.H/ReportTv.al Lezhe Kurbini Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14466 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
