Lajme Zone
Shkuan për të ngushëlluar kryetaren e Luginës së Preshevës pas vdekjes së babait, Serbia u ndalon hyrjen 3 deputeteve të Kosovës
PolitikëReport TV

Shkuan për të ngushëlluar kryetaren e Luginës së Preshevës pas vdekjes së babait, Serbia u ndalon hyrjen 3 deputeteve të Kosovës

Tre deputete të Kuvendit të Kosovës dhe ambasadori i Kosovës në Beograd nuk janë lejuar nga autoritetet serbe të hyjnë në Preshevë për t’i shprehur ngushëllimet kryetares së komunës, Ardita Sinani, pas vdekjes së babait të saj. Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku dhe Liza Gashi, së bashku me ambasadorin Jetish Jashari dhe këshilltarin e kryeministrit Albi

Tre deputete të Kuvendit të Kosovës dhe ambasadori i Kosovës në Beograd nuk janë lejuar nga autoritetet serbe të hyjnë në Preshevë për t’i shprehur ngushëllimet kryetares së komunës, Ardita Sinani, pas vdekjes së babait të saj. Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku dhe Liza Gashi, së bashku me ambasadorin Jetish Jashari dhe këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, Ragmi Mustafi, janë mbajtur për disa orë në pikën kufitare të Depcës, përpara se t'u komunikohej se nuk mund të vazhdonin drejt Preshevës. LEXO edhe...Zgjedhjet në Serbi/ EULEX shton patrullimet në kufirin me Kosovën, në koordinim me policinë dhe KFOR-in Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sinani përmes një postimi në Facebook, ku ka sqaruar se vizita ishte personale dhe nuk kishte karakter zyrtar. Mustafi kishte planifikuar t’i përcillte asaj edhe ngushëllimet e kryeministrit Kurti. “Serbia vendosi paturpësisht ta përfshijë politikën edhe në këtë rast. Kjo është një situatë për t’u mbajtur mend për të keq, e ku Serbia shpërfaq politikën e saj diskriminuese në çdo pore të jetës, qoftë edhe në raste të vdekjeve e ku vizitat kanë për qëllim vetëm ndarjen e dhimbjes”, ka shkruar ajo. Sipas saj, pavarësisht pengesave, Serbia nuk do të arrijë të ndajë lidhjet politike dhe shpirtërore mes përfaqësuesve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës. U.D/ReportTv.al kosove serbi lugina e presheves Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14585 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?