Lajme Zone
Tkurren të rinjtë, rritet papunësia! Alarmi i tregut të punës
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tkurren të rinjtë, rritet papunësia! Alarmi i tregut të punës

Shqipëria po humbet popullsi, veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po sjell lehtësim në tregun e punës. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit 2026 numri i të papunëve 15-29 vjeç arriti në 36.7 mijë, nga 31.6 mijë një vit më parë, duke u rritur me 16.1%. Në të njëjtën periudhë, numri i të rinjve të punësuar ra me rreth 7 mijë, në 170.3 mijë persona.

Përkeqësimi i treguesve të punësimit vjen në një kohë kur popullsia e re po tkurret me ritme të shpejta. Më 1 janar 2026, popullsia banuese e Shqipërisë ishte 2.34 milionë banorë, rreth 27.4 mijë më pak se një vit më parë. Ndërsa mes viteve 2022 dhe 2026, grup-mosha 15-29 vjeç u reduktua me rreth 62 mijë persona, ose 13.4%. Megjithatë, shkalla e papunësisë tek të rinjtë u rrit në rreth 17.7%, nga 15.1% një vit më parë.

Ecuria e të rinjve bie në kontrast me pjesën tjetër të tregut të punës, ku numri i përgjithshëm i të papunëve ra me 4.2%, ndërsa te grup-mosha 30-64 vjeç rënia ishte 12.1%. Si pasojë, pesha e të rinjve në totalin e të papunëve u rrit nga rreth 29% në 35%. Mospërputhja mes aftësive që ofron sistemi arsimor dhe kërkesave të biznesit, së bashku me emigrimin e të rinjve të arsimuar dhe të kualifikuar, po e bëjnë më të vështirë integrimin e tyre në tregun e punës.