Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë ngujuar në ambientet e kompanisë Bankers Petroleum, ku kanë deklaruar se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës. Protesta lidhet me problematikën e qirave të tokave që përdoren në zonën naftëmbajtëse.
Banorët kërkojnë një zgjidhje përfundimtare për situatën e krijuar dhe presin që kompania të marrë një vendim lidhur me kërkesat e tyre. Ata shprehen se kanë kërkuar prej kohësh një zgjidhje për çështjen e qirave, ndërsa deri tani nuk kanë marrë përgjigjen që presin.
Sipas banorëve, ata do të qëndrojnë në zyrat e Bankers Petroleum deri në momentin që kompania të caktojë një përfaqësues për t’i takuar dhe për t’u ofruar një zgjidhje konkrete. Protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga ambientet e kompanisë pa marrë një përgjigje përfundimtare për kërkesat e tyre.

