SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe të pandehurit e tjerë. U kërkua: LEXO edhe...Shkeljet me Tunelin e Llogarasë, 80 mln euro dëm buxhetit të shtetit! SPAK: Volumet dhe çmimet e fryera, Balluku orientoi tenderin Fredi Kokoneshi: 1 vit burg për shpërdorim detyre. Ndalim për të ushtruar funksion publik për 3 vite. Dorian Spaho: 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite. Andi Bollari: 1 vit burg për shpërdorim detyre. Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite. Ledio Xharo: 1 vit burg për shpërdorim detyre. Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite. Çështja lidhet me dhënien me qira të rreth 67 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, për ndërtimin e impianteve diellore. Këto sipërfaqe rezultonin të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si tokë bujqësore. SPAK pretendon se zyrtarët kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave për ndryshimin e kategorisë së tokës dhe dhënien e saj me qira për një periudhë 10-vjeçare. Në konkluzionet e saj, prokuroria vlerëson se provat e administruara gjatë hetimit dhe gjykimit mbështesin akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim. lajm ne perditesim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al spak Fredi Kokoneshi Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4317 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?

