Lajme Zone
Tjetër vatër zjarri në Krujë/ Terreni vështirëson ndërhyrjen nga toka, nuk ka rrezik për banesat
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Tjetër vatër zjarri në Krujë/ Terreni vështirëson ndërhyrjen nga toka, nuk ka rrezik për banesat

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit.

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për banesat, ndërsa terreni i vështirë malor ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga toka.

Prefekti i qarkut Durrës, Ardian Gurra, tha se fillimisht janë evidentuar dy vatra, për të cilat është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

“Ishin dy vatra. Kërkuam mjet nga ajri. U neutralizuan. Kemi lënë forca tokësore për çdo situatë”, deklaroi Gurra.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë masivin pyjor për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Top Channel