Marshimi në ditën e 71-të e tubimit në Tiranë është zhvendosur përpara ambasadës serbe dhe asaj ukrainase. Gjatë marshimit, protestuesit janë dëgjuar duke thirrur: “UÇK! UÇK! UÇK!”.
Këto thirrje vijnë një ditë pas takimit të Presidentit Zelensky me Vuçiçin, ku u shpreh se Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur. Top Channel

