Policia pas tërheqjeve, ndërmerr herë pas here ofensiva për shpërndarjen e protestuesve. Në këto momente një vajze i ka rënë granata e dorës së gazit lotsjellës në kokë dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve për të stabilizuar gjendjen e saj.
Aktualisht, policia ka fituar terren dhe protestuesit janë tërhequr deri në Parkun Rinia. Top Channel

