Lajme Zone
Tjetër audiopërgjim i Ron Yeffet: Po mendoj hapjen e një fabrike armësh në Afrikë
EkonomiJOQ Albania

Tjetër audiopërgjim i Ron Yeffet: Po mendoj hapjen e një fabrike armësh në Afrikë

Të tjera detaje nga audiopërgjimi i Ron Yeffet janë bërë publike mbrëmjen e sotme në SYRI TV. Në pjesën e re të bisedës, Yeffet flet për mundësinë e hapjes së një fabrike armësh në Afrikë, krahas aktivitetit të blerjes dhe shitjes së pajisjeve. Sipas materialit të publikuar, ai diskuton me bashkëbiseduesit edhe mënyrën se si do të organizohej drejtimi i këtyre bizneseve.

Në audiopërgjim, Yeffet shprehet se do të nevojitej një person që të drejtonte aktivitetet në terren dhe i kërkon Tatianës të udhëtonte me të në Afrikë, duke pretenduar se atje kishte tashmë kontakte dhe njerëz që punonin me të. Ai thotë gjithashtu se do t’i jepte lidhjet dhe kontaktet e nevojshme, ndërsa Tatiana ngre çështjen e lejeve dhe konfirmimeve të nevojshme për aktivitetin.

Audiopërgjimi i ri : Ron Yeffet: Ne mundemi, mund t’i blejmë dhe ti shesim këto, por paralelisht me këto mendoj se do të ishte shumë e mençur që të hapnim një fabrikë atje.

Ron Yeffet: Dhe mund të kemi dikë që ti drejtojë këto biznese sepse…

Tatiana: Pra, meqenëse ata nuk kanë punuar kurrë në Afrikë, si mendoni të veproni në këto raste referuara në dimensionin e shitjes me pakicë në Sudan, për të parë se si funksionon, si është dhe pas kësaj, për shkak se paketimi është i vështirë të bëhet. Ron Yeffet: Më duhet ndihma e tyre në drejtimin e këtyre bizneseve sepse, ti më kupton… Tatiana: Po, sigurisht, por për këtë më duhet një leje (konfirmim), e di, mendoj se për të punuar duhet një leje, konfirmim.

Ron Yeffet: Pra, udhëto me mua atje, eja me mua. Unë sa u ktheva nga atje, Arjeta dhe njerëz të tjerë po punojnë me mua atje. Udhëto me mua për të parë, për të parë, ti duhet të më kuptosh që të jem … Do të jap të gjitha marrëdhëniet, lidhjet dhe gjithçka, dhe ti do ta ndjekësh nga ai moment. Nuk kam kohë ta ndjek dhe të bëj…