Lajme Zone
Tiranë/I vuri flakën banesës së prindërve të partneres në Shkozë, arrestohet 35-vjeçari: Ajo më tradhëtonte! Dy të moshuarit humbën jetën në spital (EMRAT+VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/I vuri flakën banesës së prindërve të partneres në Shkozë, arrestohet 35-vjeçari: Ajo më tradhëtonte! Dy të moshuarit humbën jetën në spital (EMRAT+VIDEO)

Një çift bashkëshortësh Ismete dhe Agim Ziu, respektivisht 65 dhe 68-vjeçar kanë humbur jetën në spital vetëm disa orë pasi banesa e tyre në zonën e banesave sociale në zonën e Shkozës në Tiranë kishte marrë flakë. Fillimisht u raportua si zjarr aksidental, por vetëm pak orë më vonë, policia njoftoi se për ngjarjen kishte prangosur një 35-vjeçar, bashkëjetuesin e vajzës së dy viktimave, me të cilë

Një çift bashkëshortësh Ismete dhe Agim Ziu, respektivisht 65 dhe 68-vjeçar kanë humbur jetën në spital vetëm disa orë pasi banesa e tyre në zonën e banesave sociale në zonën e Shkozës në Tiranë kishte marrë flakë. Fillimisht u raportua si zjarr aksidental, por vetëm pak orë më vonë, policia njoftoi se për ngjarjen kishte prangosur një 35-vjeçar, bashkëjetuesin e vajzës së dy viktimave, me të cilën ka dhe një fëmijë LEXO edhe...Tragjedia në Shkozë, dy të moshuar humbën jetën nga zjarri! Report TV siguron foton e autorit teksa shoqërohet nga Policia Pak pas mesnatës, rreth orës 00:30 Astrit Idrizi dyshohet se është ngjitur në apartament dhe i ka vënë zjarrin banesës së tyre me qëllim. Ende janë të paqarta rrethanat apo konflikti i Idrizit me prindërit e partneres së tij. Të moshuarit u nxorën nga banesa dhe u dërguan në spital, por nuk arritën t'u mbijetonin plagëve të marra. Flakët krijuan momente paniku edhe për banorët e tjerë të pallatit. Dy persona, njëri prej tyre i mitur, tentuan të hidhen nga dritarja për t'i shpëtuar zjarrit, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve. Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet edhe momenti kur një zjarrfikës shpëton një vajzë që kishte dalë në dritare, ndërsa qytetarët e mbledhur jashtë pallatit e duartrokasin. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 14:51 Tragjedia në Shkozë, dy të moshuar humbën jetën nga zjarri! Report TV siguron foton e autorit teksa shoqërohet nga Policia Report Tv ka siguruar foton e Astrit Idrizit, 35-vjeçarit të arrestuar si autor i dyshuar i zjarrit në banesat sociale në Shkozë, ku humbën jetën dy të moshuar. Në pamje ai shihet i shoqëruar nga efektivët e Policisë, menjëherë pas arrestimit. Sipas hetimeve paraprake, Idrizi dyshohet se i vuri flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. Share Ora 13:53 I vuri flakën banesës së prindërve të partneres në Shkozë, dalin detaje të reja për 35-vjeçarin: Dyshonte se ajo tradhtonte, çifti kishte edhe një fëmijë Astrit Idrizi, 35-vjeçari i arrestuar për zjarrin në banesat sociale në Shkozë ku humbën jetën dy të moshuar, dyshohet se e kreu krimin pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëjetuesen e tij. Burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti kishte edhe një fëmijë, ndërsa prej kohësh marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar.Sipas të njëjtave burime, Idrizi u ka thënë hetuesve se dyshonte që bashkëjetuesja e tradhtonte. Këto dyshime, sipas burimeve, kishin sjellë debate të vazhdueshme mes tyre dhe kishin bërë që çifti të largohej nga njëri-tjetri.Hetimet paraprake dyshojnë se ky konflikt është edhe motivi që e shtyu 35-vjeçarin t'i vinte flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, ku në atë moment ndodheshin 65-vjeçarja I. Z. dhe 68-vjeçari A. Z. Të dy u nxorën të gjallë nga banesa dhe u transportuan në spital, por nuk arritën t'u mbijetonin plagëve.Në apartament ndodheshin edhe bashkëjetuesja e Astrit Idrizit dhe fëmija i tyre. Ata u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe efektivët e Policisë, të cilët ndërhynë për evakuimin e banorëve pas përhapjes së flakëve. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, nëna dhe fëmija ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Astrit Idrizi u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e krimit. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al Agim Ziu Ismete Ziu Astrit Idrizi shkozet zjarr Tirane banesa sociale Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.5% Jo 76.1% Disi 2.5% Vota total: 1835 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?