Lajme Zone
Tentativa e vrasjes në Shkodër, gjithçka nisi nga konflikti para 5 vitesh për një vajzë! Ujka shpëtoi pasi arma nuk shkrepi
Të tjeraReport TV

Tentativa e vrasjes në Shkodër, gjithçka nisi nga konflikti para 5 vitesh për një vajzë! Ujka shpëtoi pasi arma nuk shkrepi

Klaus Fermosi dhe Jozefin Ujka u përplasën 5 vite më parë për shkak të një vajze. Ndonëse në atë kohë familjet ndërhynë për të shuar konfliktin, mbrëmjen e 11 tetorit, 25-vjeçari Fermosi tentoi të vriste Ujkën në një kalçeto në Shkodër. I riu shpëtoi pasi pistoleta nuk shkrepi.

Një konflikt i hershëm mes dy të rinjve, që dikur kanë qenë shokë të afërt, përfi në një tentativë vrasjeje brenda një kalçetoje në Shkodër. Klaus Fermosi, 25 vjeç, dyshohet se ka shkuar në ambientet e fushës sportive mbrëmjen e 11 tetorit me qëllimin për të vrarë Jozefin Ujkën, 26 vjeç, por tentativa e tij ka dështuar pasi pistoleta me të cilën tentoi ta qëllonte nuk është shkrepur. Sipas të dhënave paraprake, 25-vjeçari ka hyrë në ambientet e fushës sportive dhe i ka drejtuar armën e zjarrit Jozefin Ujkës, duke tentuar ta qëllojë. Por pistoleta nuk ka shkrepur, duke bërë që tentativa e dyshuar për vrasje të mos përfnte në tragjedi. LEXO edhe...VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte Pas kësaj ngjarjeje dyshohet se fshihet një konflikt i vjetër mes dy të rinjve, të cilët më herët kanë qenë shokë të afërt. Rreth pesë vite më parë, Klaus Fermosi dhe Jozefin Ujka janë përfshirë në një konflikt për shkak të një vajze. Në atë kohë, situata mes tyre u mbyll pas ndërhyrjes së dy familjeve, të cilat arritën ta zgjidhnin përplasjen. Megjithatë, duket se marrëdhënia mes dy të rinjve nuk është normalizuar përfundimisht. Policia e Shkodrës vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa po punojnë për kapjen e Klaus Fermos-it, i shpallur në kërkim si i dyshuar për tentativën e vrasjes së Jozefin Ujkës. R.D/P.J/ReportTv.al tentative vrasje Shkoder Jozefin Ujka Klaus Fermosi Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.5% Jo 76.1% Disi 2.5% Vota total: 1835 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?