Antonio Casano, ish-futbollist i shumë skuadrave të mëdha në Itali, por edhe pjesë e Real Madrid, ka sulmuar sërish Cristiano Ronaldo-n. Në ‘podcast’ ai e ka vlerësuar portugezin sa 25% të Ronaldo ‘fenomenit’, i cili me Brazilin fitoi 2 Botërore dhe 2 ‘Topa të Artë’. “Totti? Ai ishte një nga idhujt e mi më të mëdhenj. Kur pata mundësinë të transferohesha nga Bari te Roma, vendosa të shkoja në kryeqytet, sepse aty kishte luajtur Francesko. LEXO edhe...Braktisi grumbullimin, gazetari portugez: Familja i ka kërkuar Ronaldos të largohet nga kombëtarja në heshtje Më pas, pata fatin të luaja në të njëjtin ekip me Ronaldo Nazarion. Si sulmues qendre, nuk kam parë askënd të ngjashëm me të. Ishte absolutisht i jashtëzakonshëm dhe bënte diferencën. Nëse do të kishte pasur një karrierë pa dëmtime, do të kishte arritur një nivel të paimagjinueshëm. Ai ishte Ronaldo i vërtetë, jo Kristiano, i cili është sa gjysma e gjysmës së Fenomenit,”-u shpreh Cassano. Casano ka patur një përplasje me CR7 edhe në 2024, teksa italiani pretendoi se më pas portugezi e telefonoi dhe i kërkoi që të mos fliste më kurrë për të. Ne.k./ReportTv.al Antonio Cassano cristiano ronaldo ronaldo fenomeni Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.5% Jo 76.1% Disi 2.5% Vota total: 1835 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?

