Lajme Zone
Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve në protestën e djeshme, gjobiten me 5 mijë lekë të rinj 23 protestues
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve në protestën e djeshme, gjobiten me 5 mijë lekë të rinj 23 protestues

Policia e Tiranës ka gjobitur 23 protestues me 5 mijë lekë të rinj të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia e Tiranës ka gjobitur 23 protestues me 5 mijë lekë të rinj të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas Policisë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për lirimin e rrugës, protestuesit vijuan të pengonin lëvizjen e mjeteve. LEXO edhe...Sërish tritol dyqanit të luleve në Tufinë! Pronari: Dyshoj prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 24 mln lekë të reja (VIDEO) “Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 23 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, për shtetas të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit. Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 000 lekë”, njoftoi sot policia. Në aktin Normativ të miratuar më 28 tetor, parashikohen 9 kategori gjobash që nisin nga 5.000 deri në 500.000 lekë të rinj, në varësi të shkeljes, nga bllokimi i rrugës, fshehja e identitetit në protesta, deri te mosbindja ndaj urdhrit të policisë dhe je maskuar. Ligji gjithashtu përcakton se kur policia ka dyshime për dhunë, mund të ndalojë tubimet për 72 orë në një perimetër të caktuar. Qeveria ka krijuar edhe regjistrin e posaçëm me emrat e personave të përfshirë në akte te dhunshme gjatë manifestimeve publike. Xh.K/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise masat ndaj dhunuesve Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.5% Të gabuar 27.4% Nuk e di 10.1% Vota total: 3506 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?