Lajme Zone
Tiranë/ Zbulohet magazina që modifikonte makineta për lojëra fati, silleshin kontrabandë nga vendet fqinje! Pranga organizatorit dhe një tjetri
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Zbulohet magazina që modifikonte makineta për lojëra fati, silleshin kontrabandë nga vendet fqinje! Pranga organizatorit dhe një tjetri

Pas 5 muajsh hetime, Policia e Tiranës zbuloi në Kodrën e Priftit një magazinë ku makinetat e kontrabanduara nga vendet fqinje modifikoheshin me programe të paligjshme dhe u shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit.

Dy persona të moshave 53 dhe 67 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se modifikonin me programe ilegale makineta të kontrabanduara nga shtetet fqinje, të cilat më pas u shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit. Sipas policisë organizatori dhe bashkëpunëtori i tij kishin shfrytëzuar për këtë aktivitet një magazinë të marrë me qira në zonën e Kodrës së Priftit. LEXO edhe...Maqedoni/ Nxënësit i prisnin në korridor, drejtoresha dhe ndihmësdrejtori luanin bixhoz në kazino! Kërkohet shkarkimi i tyre Gjatë kontrollit u sekuestruan 25 makineta, 4 telefona celularë, 2 laptopë dhe një njësi kompjuterike. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi 5-mujor, me metoda proaktive, operacioni i koduar “Interceptimi”. Zbulohet se në një magazinë te Kodra e Priftit, modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit. Arrestohen organizatori i kësaj veprimtarie në ambientin e marrë me qira, si dhe bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen 25 makineta (slot machine), 4 celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Interceptimi”, arrestuan shtetasit A. S., 53 vjeç dhe S. K., 67 vjeç. Si rezultat i një pune të thelluar hetimore, aplikimit të metodave speciale të hetimit, si dhe monitorimit dhe interceptimit të valëve elektronike, u konstatua se shtetasi A. S. kishte marrë me qira, një magazinë, në zonën e quajtur “Kodra e Priftit”, ku në bashkëpunim me shtetasin S. K., dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje, të cilat nëpërmjet programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, programoheshin sipas kërkesave të shtetasve/subjekteve të interesuara, të përfshira në organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Hetimi vijon për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/SI.E./ReportTv.al Tirane lojera fati makineta Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.6% Jo 33% Nuk e di 6.4% Vota total: 3707 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?