Lajme Zone
Tiranë, zbardhet vjedhja e 2.5 mln lekëve në Sharrë, 3 në pranga
Të tjeraEuronews Albania

Tiranë, zbardhet vjedhja e 2.5 mln lekëve në Sharrë, 3 në pranga

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Scheme”, pas zbardhjes së një vjedhjeje në një banesë në zonën e Sharrës.

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Scheme”, pas zbardhjes së një vjedhjeje në një banesë në zonën e Sharrës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 14 gusht 2026, kur nga banesa e shtetasit D. S. janë vjedhur 2.5 milionë lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 mijë lekë. Në pranga janë vënë shtetasit Leonard Sinani 26 vjeç, Kleand Tomja 23 vjeç dhe Mark Hila 37 vjeç, ndërsa A. B. është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, katër personat dyshohet se kanë vepruar të organizuar si grup. Gjatë kontrolleve në një servis për mjete në Astir, në bashkëpronësi të dy prej të dyshuarve, policia gjeti një armë zjarri, tre krehra me 82 fishekë luftarakë, dy automjete, një motomjet dhe dy palë targa automjetesh. Në vijim të kontrolleve, në banesën e një prej të arrestuarve u sekuestruan gjithashtu një automjet dhe 55 mijë lekë, të dyshuara me burime kriminale. Policia vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit.