Lajme Zone
Tiranë/ Qarkullonte i armatosur, prangoset 38-vjeçari nga Durrësi! I sekuestrohet pistoleta dhe 23 fishekë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Qarkullonte i armatosur, prangoset 38-vjeçari nga Durrësi! I sekuestrohet pistoleta dhe 23 fishekë

Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar ‘Gjurma’, 38-vjeçarit gjatë kontrollit të automjetit iu sekuestrua pistoleta dhe 23 fishëkët.

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe municion luftarak me vete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar ‘Gjurma’, 38-vjeçarit gjatë kontrollit të automjetit iu sekuestrua pistoleta dhe 23 fishëkët. LEXO edhe...Aksidentoi për vdekje një 75-vjeçare në Tiranë, arrestohet i riu Policia bën të ditur se armën dhe fishekët 38-vjeçari nga Durrësi i kishte fshehur poshtë sediljes së drejtuesit, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurma”. Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri dhe municion luftarak, vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 23 fishekë. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurma”. Si rezultat i veprimeve policore, në rrugën “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të automjetit, në çantën marsup të drejtuesit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, si dhe 23 fishekë, të gjetur poshtë sediljes së drejtuesit. Në përfundim të veprimeve, shtetasi D. K. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. R.Xh/ReportTv.al Tirane arrestim arme zjarri policia municion luftarak Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71% Jo 21.2% Nuk e di 7.8% Vota total: 811 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?