Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. LEXO edhe...Ylli Pata: Katalogu politik i revolucionit permanent 26-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të plagosjes, një 53-vjeçar, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, në vijim të veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i rastit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, dokumentimin e tij dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore. R.Xh/ReportTv.al Tirane policia plagosje me thike Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75% Të gabuar 20.8% Nuk e di 4.3% Vota total: 5222 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
