Lajme Zone
Tiranë, parandalohet përplasja mes 23 të miturve në Yzberisht
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë, parandalohet përplasja mes 23 të miturve në Yzberisht

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6. Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se kishte marrë informacion se një grup të miturish do të përfshiheshin në një konflikt në rrugën “Besim Alla”. Menjëherë pas sinjalizimit, efektivët shkuan në zonë dhe ndërhynë për të parandaluar përplasjen. Gjatë kontrollit, policia konstatoi disa të mitur të pajisur me shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do t’i përdornin gjatë konfliktit. Ata u shoqëruan në komisariat, ndërsa më pas u identifikuan dhe u shoqëruan edhe të miturit e tjerë që pritej të përfshiheshin në përleshje. Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, materialet iu referuan Prokurorisë. Sipas policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç. Gjithashtu, autoritetet sekuestruan dy shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin në konflikt.