Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit, autori i maskuar kërcënoi arkëtaren, mori paratë dhe u largua me monopatinë (VIDEO)


Autori i dyshuar ka hyrë brenda bankës i maskuar, me fytyrën të mbuluar me shall, i ka vënë armën mbi kokë arkëtares, duke i marrë paratë që gjendeshin atje dhe është larguar me monopatinë. Në një reagim, banka thekson se nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve.

Një bankë e nivelit të dytë u grabit me armë paraditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45, kur brenda filialit kishte punonjës dhe klientë. Autori, i maskuar, sapo hyri brenda bankës i drejtoi armën rojës që ishte brenda te dera, dhe bashkë me të, nën kërcënim, iu drejtua arkës. Burimet bëjnë me dije se më pas i vuri armën kokë arkëtares, së cilës i kërkoi paratë. Pasi i mori, ai u largua me shpejtësi me një monopatinë, në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”. LEXO EDHE:Një grup protestuesish marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës (VIDEO) "Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit", njoftoi Policia. Ndërkohë, në një reagim banka thekson se nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve. “Theksojmë që nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve tanë. Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor. Banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Duke qenë se procesi hetimor është në vijim, në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacion të mëtejshëm, në respekt të punës së autoriteteve kompetente", thuhet në reagimin e bankës. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për identifikimin dhe lokalizimin e tij. Deri tani mbetet e paqartë shuma e grabitur, ndërsa po bëhet inventarizimi nga punonjësit e bankës. R.Xh / SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: policia Tirane grabitje me arme grabitje bankat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Erik: 02/11/2026 10:53 Eshte i kapur, s'ka ku fshihet, ndonje budall i rradhes. Përgjigju Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.5% Jo 42.4% Nuk e di 8.1% Vota total: 667 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?