24 protestues do të hetohen në gjendje të lirë pas protestës së djeshme në Tiranë Njoftimi i policisë: LEXO edhe...11.7 milionë lekë të reja detyrime të papaguara dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria çon në gjyq pronarin dhe administratoren e “Nika” sh.p.k! Hetimet, pas kallëzimit të vëllait të biznesmenit (EMRAT) Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 24 shtetas. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 28 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë 48 orëve të fundit. Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 75.8% Jo 21% Nuk e di 3.2% Vota total: 157 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

