Tiranë - Një makine në Laknas i është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse. Sipas pronarit, 41-vjeç ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Lunxhëria”. Makina e cila ishte parkuar në oborrin e banesës, si pasojë e shpërthimit ka pësuar disa dëmtime në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të mjetit. LEXO EDHE:Me pistoletë në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (VIDEO) Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. "Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit. Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale", njoftoi sot policia. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: kamez lende plasese Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6136 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

