Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi janë përpjekur të mashtrojnë kreun e FSHF, Armand Dukën, për t’i marrë 100 mijë euro. Dy të arrestuarit kanë komunikuar me Armand Dukën, duke iu prezantuar si Taulant Balla, me qëllim përfitimin e 100 mijë eurove në kriptovaluta. Biznesmeni e ka kuptuar se bëhej fjalë për një tentativë mashtrimi dhe ka njoftuar menjëherë policinë. LEXO edhe...Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë Gjatë komunikimit me autorët, Duka u ka thënë se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të lidheshin me djalin e tij, pasi, sipas tij, ai merrej me këto çështje. Në telefonin e dy të arrestuarve ka komunikuar më pas një agjent i infiltruar i policisë, i cili është prezantuar si djali i Armando Dukës. Agjenti u ka bërë të ditur mashtruesve se paratë nuk mund t’i dërgonte në kriptovaluta, por do t’ua dorëzonte në cash. Dy autorët kanë pranuar dhe i kanë kërkuar që paratë t’ua dorëzonte në Elbasan. Policia ka organizuar më pas operacionin për kapjen e tyre në flagrancë. Në momentin e dorëzimit të shumës së parave, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar dy të rinjtë. Njëri prej tyre ka tentuar të largohet me vrap, por është ndjekur dhe kapur nga efektivët e policisë. Sipas burimeve, dyshohet se pas kësaj ngjarjeje fshihet Florian Gjergji, emri i të cilit është lakuar në episode të ndryshme mashtrimi. Florian Gjergji, prej kohësh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet, dyshohet se gjithë aktivitetin e bënë nga distanca. Arrin të gjej persona për marrjen e parave, të cilët i paguan me shuma qesharake, vetën si transportues. Skema klasike e tij është përdorimi i identiteteve të personazheve publikë, kryesisht figura të politikës, për t’i kërkuar para palëve të treta. Përveç rasteve të fundit, ai ka përdorur emrin e Tonin Marinajt, Taulant Ballës, Erion Veliajt, e plotë të tjerë. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën e mashtrimit dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Lajm në përditësim... Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al Tirane mashtrim edison korra orest balla Florian Gjergji Armand Duka Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.7% Disi 7.1% Vota total: 2287 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
