Lajme Zone
Tirana 'zien' nga protestat/ Rama thyen heshtjen për herë të parë, fajëson opozitën dhe kërcënon protestuesit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Tirana 'zien' nga protestat/ Rama thyen heshtjen për herë të parë, fajëson opozitën dhe kërcënon protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas protestës së tensionuar në Tiranë, duke kërcënuar protestuesit me pasoja ligjore, ndërsa përgjegjësinë për atë që e cilësoi si “katrahurë” ia atribuoi opozitës. Rama: Studentët janë e ardhmja, shohin larg dhe duan të shkojnë më larg e më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim të diskutojm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas protestës së tensionuar në Tiranë, duke kërcënuar protestuesit me pasoja ligjore, ndërsa përgjegjësinë për atë që e cilësoi si “katrahurë” ia atribuoi opozitës. Rama: Studentët janë e ardhmja, shohin larg dhe duan të shkojnë më larg e më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje. Këto janë të tjera duar. Këto janë duar që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart një opozite që me maska të verbërish para kërkojnë ta rikthejnë Shqipërinë aty ku nuk do të rikthehet kurrë. Kërkojnë ta rikthejnë në humnerën nga ku e nxorrëm dhe ku po e ngjisim, drejt ëndrrës në breza, BE.

Kolegji i Europës ndodh sot të jetë simboli. Janë orë të vështira, por orë që do t’i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, do të vazhdojë në rrugën e saj dhe kurrë më s’do të jenë ato duar që e kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më thellë opozitën shqiptare, s’do ta kapin dot Shqipërinë. përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit. Secili që ka bërë këtë katrahurë, do të paguajë sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Katrahura që u kthye në verbërinë e saj, fantazma që do të përpiqet të rikthehet do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve, e Shqipërisë dhe shqiptarëve Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm