Lajme Zone
Tirana sërish mes gazit dhe tensioneve/ Policia shpërndan turmën, përplasje në rrugë dhe bulevard
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tirana sërish mes gazit dhe tensioneve/ Policia shpërndan turmën, përplasje në rrugë dhe bulevard

Forcat e policisë po hedhin sasi të mëdha gazi lotsjellës në drejtim të zonës ku janë grumbulluar protestuesit, duke mbuluar një pjesë të hapësirës me re të dendura tymi.

13 MINUTA ME PARE Tensione të forta në sheshin “Skënderbej”/ Policia hedh sasi të mëdha gazi, protestuesit me shkopinj druri në duar Protestuesit me shkopinj në duar Situata është tensionuar sërish në sheshin “Skënderbej”, ku policia po përdor sasi të mëdha gazi lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Ndërkohë, shumë prej pjesëmarrësve shihen me shkopinj druri në duar, ndërsa përballja mes turmës dhe forcave të rendit vijon. Sheshi “Skënderbej” është kthyer në një tjetër pikë të tensionuar të protestës kombëtare që po zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë, në ditën e 12-të të mobilizimit studentor.

Forcat e policisë po hedhin sasi të mëdha gazi lotsjellës në drejtim të zonës ku janë grumbulluar protestuesit, duke mbuluar një pjesë të hapësirës me re të dendura tymi.

Ndërkohë, shumë protestues shihen të pajisur me shkopinj druri, të cilët i mbajnë në duar gjatë qëndrimit në shesh. Prania e këtyre objekteve shton shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm të përplasjeve. Ndërhyrja e policisë në sheshin “Skënderbej” vjen pas disa orësh tensionesh në zona të ndryshme të Tiranës, ku forcat e rendit kanë përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmave.

Më herët, protestuesit ishin grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Kryeministria deri te Ministria e Brendshme, përpara se ndërhyrja e policisë t'i shpërndante në disa drejtime.

Një pjesë e tyre u zhvendosën drejt rrugës “Myslym Shyri”, ndërsa grupi më i madh u përqendrua në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Më pas, disa protestues u rikthyen në bulevard, ku policia ndërhyri sërish me gaz dhe ujë me presion.

Protesta e sotme ka mbledhur studentë dhe qytetarë të shumtë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa studentët vijojnë të refuzojnë ftesat e tij për dialog.

Me përdorimin e vazhdueshëm të gazit lotsjellës dhe praninë e protestuesve me shkopinj druri në duar, sheshi “Skënderbej” mbetet një nga pikat ku po përqendrohen tensionet e kësaj pasditeje. 42 MINUTA ME PARE Rikthehen tensionet në bulevard, Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion Situata në bulevard Tensionet janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një grup protestuesish janë mbledhur sërish pas shpërndarjes së mëparshme nga forcat e rendit.

Policia ka rifilluar ndërhyrjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa re të dendura tymi kanë mbuluar përsëri zonën. Pamjet nga vendngjarja tregojnë protestues të shpërndarë përgjatë rrugës dhe mjete policore që përdorin ujë për të larguar turmën.

Ndërkohë, disa protestues kanë raportuar se kanë ndier djegie në trup pas kontaktit me ujin e hedhur nga mjetet e policisë.

Këto dëshmi kanë ngritur dyshime mes pjesëmarrësve se uji me presion mund të përmbajë substanca irrituese.

Përplasjet e reja vijnë pasi protestuesit ishin zhvendosur më herët drejt sheshit “Skënderbej” dhe rrugëve të tjera të Tiranës, pas ndërhyrjes së policisë pranë Kryeministrisë.

Edhe në sheshin “Skënderbej”, ku ishte grumbulluar pjesa më e madhe e turmës, policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Megjithatë, një pjesë e tyre janë rikthyer në bulevard, duke sjellë një tjetër përballje me forcat e rendit.

Protesta kombëtare e kësaj të shtune zhvillohet në ditën e 12-të të mobilizimit studentor, ndërsa qytetarë të shumtë u janë bashkuar studentëve në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 53 MINUTA ME PARE Policia ndërhyn edhe në sheshin “Skënderbej”, hidhet gaz lotsjellës Situata në shesh Ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve është zhvendosur edhe në sheshin “Skënderbej”. Forcat e rendit po përdorin gaz lotsjellës në zonën ku ishte grumbulluar pjesa më e madhe e turmës, ndërsa re të dendura tymi kanë mbuluar hapësirën përreth. Protesta kombëtare në Tiranë vijon të shoqërohet me ndërhyrje të policisë, ndërsa këtë herë gaz lotsjellës është hedhur edhe në zonën e sheshit “Skënderbej”, ku më herët ishte përqendruar grupi më i madh i protestuesve.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një re të dendur gazi që ka mbuluar zonën, ndërsa forcat e policisë janë vendosur përballë protestuesve.

Ndërhyrja vjen pasi turma ishte zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”, pas përplasjeve të mëparshme pranë Kryeministrisë, ku policia përdori sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë pjesëmarrësit.

Në momentin e grumbullimit në lulishten e sheshit nuk ishin raportuar përplasje, por situata ka ndryshuar me ndërhyrjen e forcave të rendit dhe përdorimin e gazit lotsjellës.

Gjatë orëve të fundit, protesta është zhvendosur në disa zona të Tiranës. Një pjesë e pjesëmarrësve u drejtuan fillimisht nga rruga “Myslym Shyri”, ndërsa të tjerë u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”. Paralelisht, grupe protestuesish kanë nisur të rikthehen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta e sotme zhvillohet në ditën e 12-të të mobilizimit studentor dhe ka mbledhur një numër të madh qytetarësh në mbështetje të studentëve.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa studentët vijojnë të refuzojnë ftesat e tij për dialog.

Me ndërhyrjen e policisë edhe në sheshin “Skënderbej”, përpjekjet për shpërndarjen e protestuesve janë shtrirë tashmë në disa prej zonave ku është zhvendosur turma gjatë pasdites. 54 MINUTA ME PARE Protesta shtrihet në disa zona të Tiranës, digjen kosha mbeturinash te “21 Dhjetori” Protesta kombëtare e kësaj të shtune është zhvendosur në disa zona të Tiranës, pas përplasjeve të regjistruara mes protestuesve dhe forcave të rendit përpara Kryeministrisë.

Në zonën e “21 Dhjetorit”, protestuesit kanë djegur disa kosha mbeturinash në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe krijuar pengesa në lëvizjen e tyre.

Ndërkohë, grupe të tjera protestuesish janë përqendruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Myslym Shyri”, përgjatë Lanës, pranë Piramidës, në sheshin “Skënderbej”, si dhe në afërsi të Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Forcat e policisë janë shpërndarë në disa pika të kryeqytetit, duke ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobotë uji për të zmbrapsur protestuesit, të cilët vijojnë të lëvizin në grupe nëpër rrugët e qytetit.

Protesta, e cila nisi në orën 14:00, ka mbledhur studentë dhe qytetarë të moshave të ndryshme. Në ditën e 12-të të mobilizimit, tubimi i paralajmëruar si protestë kombëtare është shoqëruar me përplasje dhe tensione në disa prej akseve kryesore të Tiranës. 1 ORE ME PARE Mësymja e policisë, shumica e protestuesve mblidhen në sheshin 'Skënderbej' Turma te sheshi 'Skënderbej' Protesta kombëtare në Tiranë vijon këtë të shtunë, në ditën e 12-të të mobilizimit studentor, ndërsa protestuesit po lëvizin në zona të ndryshme të kryeqytetit pas ndërhyrjes së policisë.

Aktualisht, grupi më i madh i pjesëmarrësve është grumbulluar në lulishten e sheshit “Skënderbej”, ku qytetarët po qëndrojnë së bashku pas largimit nga zona e Kryeministrisë.

Ndërkohë, një pjesë e protestuesve ka nisur të rikthehet drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku më herët u regjistruan përplasjet me forcat e rendit.

Pak më parë, policia përdori sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës së mbledhur pranë Kryeministrisë. Ndërhyrja bëri që protestuesit të largoheshin në disa drejtime, përfshirë rrugën “Myslym Shyri” dhe zonën e sheshit “Skënderbej”.

Në të njëjtën kohë, forcat speciale RENEA u pozicionuan pranë godinës së Kryeministrisë.

Pavarësisht shpërndarjes së mëparshme, protestuesit po vijojnë të qëndrojnë në terren, ndërsa rikthimi i një pjese të tyre drejt bulevardit tregon se tubimi nuk është ndërprerë.

Studentët dhe qytetarët që u janë bashkuar në protestën kombëtare vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke refuzuar ftesat e tij për dialog. 1 ORE ME PARE Tensione pranë selisë së PD-së, policia ndërhyn me autobotë uji për të shpërndarë protestuesit Tensione të reja janë regjistruar pranë selisë së Partisë Demokratike, ku protestuesit kanë djegur disa kosha mbeturinash, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre me autobotë uji, duke përdorur ujë me presion për t'i shpërndarë.

Pas përplasjeve të mëparshme përpara Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në disa zona të kryeqytetit, ndërsa efektivët e policisë janë dislokuar në pika të ndryshme për të ndërhyrë dhe shpërndarë grupet e grumbulluara.

Një pjesë e protestuesve ndodhen pranë Drejtorisë së Policisë dhe po lëvizin në drejtim të Sheshit Wilson, ndërsa grupe të tjera janë përqendruar në zonën e qendrës së Tiranës.

Situata vijon të mbetet e tensionuar në ditën e 12-të të protestave, të cilat janë shoqëruar me hedhje gurësh e molotovësh, përdorim të gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë, si dhe shoqërime të disa protestuesve nga policia. 1 ORE ME PARE Molotovë, gaz lotsjellës dhe autobotë uji/ Policia nis shoqërimet e protestuesve Efektivët e policisë kanë nisur shoqërimin e disa personave të pranishëm në protestën e kësaj të shtune, e cila është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit në qendër të kryeqytetit.

Në pamjet e publikuara shihen disa efektivë teksa shoqërojnë një person pranë hyrjes së Kryesisë së Kuvendit, pas tensioneve të regjistruara në zonën përpara Kryeministrisë.

Situata u përshkallëzua pas hedhjes së gurëve dhe molotovëve nga protestuesit, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobotë uji për të shpërndarë turmën. Raportohet gjithashtu për përdorimin e plumbave të gomës dhe bombave shurdhuese, por këto të dhëna mbeten pa konfirmim zyrtar.

Për shkak të ndërhyrjes së forcave të rendit, një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Parkut Rinia, ku efektivët e FNSH-së vijuan operacionin për shpërndarjen e tyre.

Protesta kombëtare zhvillohet në ditën e 12-të të mobilizimit studentor, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar të personave të shoqëruar apo të lënduar gjatë përplasjeve. 1 ORE ME PARE Rama bilndon Kryeministrinë, nxjerr sërish në terren forcat RENEA Forcat speciale RENEA janë vendosur pranë godinës së Kryeministrisë, pas tensioneve dhe përplasjeve që shoqëruan protestën kombëtare të kësaj të shtune.

Pozicionimi i tyre vjen pas ndërhyrjes së forcave të policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u përdorën sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.

Ndërhyrja ka bërë që turma të largohet nga hapësira përpara Kryeministrisë, ndërsa një pjesë e protestuesve janë zhvendosur drejt rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugëve përreth.

Pak më herët, bulevardi ishte mbushur me qytetarë që i ishin bashkuar protestës kombëtare në mbështetje të studentëve. Turma shtrihej nga Kryeministria deri te Ministria e Brendshme, përpara se situata të tensionohej dhe policia të niste shpërndarjen e saj.

Sasia e madhe e gazit lotsjellës krijoi re të dendura tymi përgjatë bulevardit, duke vështirësuar qëndrimin e protestuesve në zonë.

Protesta e sotme shënon ditën e 12-të të mobilizimit studentor, ndërsa kërkesa kryesore e pjesëmarrësve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Në këtë moment, hapësira përpara Kryeministrisë është boshatisur nga pjesa më e madhe e protestuesve, ndërsa forcat RENEA janë pozicionuar pranë godinës dhe policia vijon të ndjekë lëvizjet e turmës në rrugët përreth. 1 ORE ME PARE Turma zhvendoset në rrugën "Myslym Shyri", policia në ndjekje të protetsuesve Protesta kombëtare e kësaj të shtune ka marrë një tjetër drejtim, ndërsa turma e protestuesve është larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe është zhvendosur drejt rrugës “Myslym Shyri”.

Lëvizja e protestuesve vjen pas ndërhyrjes së fortë të policisë përpara Kryeministrisë, ku u përdorën sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës.

Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të protestuesve, duke lëvizur pas tyre në drejtim të rrugës “Myslym Shyri”, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Pak më herët, bulevardi ishte mbuluar nga re të dendura gazi lotsjellës, që vështirësuan qëndrimin e qytetarëve në zonë dhe shkaktuan zhvendosjen e grupeve të protestuesve në rrugët përreth.

Protesta e sotme, e organizuar si tubim kombëtar në ditën e 12-të të revoltës studentore, kishte mbledhur një numër të madh qytetarësh në qendër të kryeqytetit. Turma ishte shtrirë nga Kryeministria deri te Ministria e Brendshme, përpara se të nisnin përplasjet me policinë.

Studentët, të mbështetur nga qytetarë të shumtë, vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke refuzuar ftesat e tij për dialog.

Zhvendosja drejt rrugës “Myslym Shyri” tregon se protesta po vijon edhe jashtë bulevardit, ndërsa forcat e policisë po ndjekin lëvizjet e turmës në rrugët e qendrës së Tiranës. 1 ORE ME PARE Vijojnë tensionet, policia hyn në parkun Rinia për të shpërndarë protestuesit Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë hyrë në këmbë në parkun Rinia për të shpërndarë protestuesit, të cilët ishin strehuar në këtë zonë për t'i shpëtuar gazit lotsjellës dhe ujit me presion të përdorur nga policia.

Pas përplasjeve të regjistruara përpara Kryeministrisë, një pjesë e konsiderueshme e turmës është larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke u zhvendosur drejt parkut.

Megjithatë, ndërhyrja e forcave të rendit ka vijuar edhe brenda ambienteve të gjelbra, ku efektivët kanë ndjekur protestuesit për t'i shpërndarë.

Situata mbetet e tensionuar në qendër të Tiranës, ndërsa protesta kombëtare, në ditën e 12-të të mobilizimit studentor, vijon të shoqërohet me përplasje mes qytetarëve dhe policisë. 1 ORE ME PARE Revolta kundër Ramës, Bulevardi mbulohet nga tymi dhe gazi lotsjellës! Kaos në bulevard Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë tepër e tensionuar. Forcat e policisë po përdorin sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të larguar protestuesit, ndërsa re të dendura tymi kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës përpara Kryeministrisë. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbuluar nga re të dendura tymi dhe gazi lotsjellës, ndërsa policia vijon ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës së mbledhur në protestën kombëtare të kësaj të shtune.

Forcat e rendit po përdorin në mënyrë të vazhdueshme gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke synuar largimin e protestuesve nga hapësira përpara Kryeministrisë dhe pjesët e tjera të bulevardit.

Sasia e madhe e gazit të hedhur ka krijuar një perde të dendur tymi, që ka mbuluar bulevardin dhe ka vështirësuar dukshmërinë. Protestuesit po përballen me ndërhyrjen e policisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Ndërhyrja ka nisur pak pasi një numër i madh qytetarësh u grumbulluan në bulevard për t'iu bashkuar studentëve në ditën e 12-të të protestës së tyre.

Turma ishte shtrirë nga Kryeministria deri te Ministria e Brendshme, në një prej grumbullimeve më të mëdha të raportuara gjatë ditëve të fundit të protestës.

Pavarësisht përdorimit të vazhdueshëm të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, tensionet nuk janë qetësuar. Policia po vijon përpjekjet për të larguar pjesëmarrësit nga bulevardi.

Protesta e sotme zhvillohet në kuadër të mobilizimit kombëtar në mbështetje të studentëve, të cilët prej 12 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe refuzojnë ftesat e tij për dialog.

Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e personave të lënduar gjatë ndërhyrjes së policisë. 1 ORE ME PARE Kaos në bulevard, nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve; ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome Kaso në bulevard Tensionet kanë shpërthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për protestën kombëtare në mbështetje të studentëve. Ende pa u konsoliduar grumbullimi, policia ka nisur ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, ndërsa situata është përshkallëzuar me hedhje gurësh, përdorim të ujit me presion, gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera të ndërhyrjes. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është përfshirë nga tensione të forta këtë të shtunë, në ditën e 12-të të protestës studentore, teksa mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Tiranës për t'iu bashkuar protestës kombëtare.

Situata është tensionuar pothuajse menjëherë pas grumbullimit të turmës. Forcat e policisë kanë nisur ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Në zonë raportohet edhe për përdorimin e bombave shurdhuese dhe plumbave të gomës, ndërsa nga radhët e protestuesve janë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit.

Ndërhyrja e policisë ka sjellë përplasje dhe lëvizje të turmës në pjesë të ndryshme të bulevardit, ku pak më herët ishte regjistruar një pjesëmarrje e madhe qytetarësh.

Protestuesit ishin grumbulluar në një hapësirë të gjerë, nga Kryeministria deri te Ministria e Brendshme, duke mbushur bulevardin në mbështetje të studentëve që prej 12 ditësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, tubimi është përshkallëzuar në përplasje, me ndërhyrje të forcave të rendit dhe reagim nga grupe protestuesish. Përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion ka vështirësuar qëndrimin e pjesëmarrësve në zonën e grumbullimit.

Tensionet vijnë në një moment kur protesta studentore ka marrë përmasa më të gjera qytetare, ndërsa studentët vijojnë të refuzojnë ftesat e qeverisë për dialog, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Ende nuk ka një bilanc zyrtar për persona të lënduar apo të shoqëruar nga policia gjatë përplasjeve të sotme. Gjithashtu, autoritetet nuk kanë dhënë deri tani një sqarim zyrtar për përdorimin e raportuar të plumbave të gomës dhe bombave shurdhuese.

Situata në bulevard mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet po vijojnë. 1 ORE ME PARE 'Det' protestuesish në bulevard, mijëra qytetarë në këmbë për largimin e Edi Ramës Bulevardi plot Protesta kombëtare e kësaj të shtune ka sjellë një pjesëmarrje të madhe në zemër të kryeqytetit. Turma shtrihet nga Kryeministria deri te Ministria e Brendshme, ndërsa studentët, të mbështetur nga qytetarë të shumtë, vijojnë të refuzojnë ftesat e kryeministrit Edi Rama për dialog. Kërkesa e tyre mbetet largimi i tij nga pushteti. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues këtë të shtunë, më 24 tetor, në ditën e 12-të të revoltës studentore, e cila ka marrë përmasa të një tubimi të gjerë qytetar.

Një pjesëmarrje e madhe është regjistruar në protestën kombëtare, ku krahas studentëve janë bashkuar qytetarë të shumtë. Turma shtrihet nga godina e Kryeministrisë deri te Ministria e Brendshme, duke zënë një pjesë të konsiderueshme të bulevardit në qendër të Tiranës.

Pamjet nga terreni tregojnë një grumbullim të dendur protestuesish, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve përbën një tjetër tregues të mbështetjes që lëvizja studentore po merr përtej auditorëve universitarë.

Ajo që nisi si një protestë studentore ka mbledhur tashmë edhe qytetarë që shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë. Në ditën e 12-të të mobilizimit, kërkesat e studentëve janë shoqëruar me thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Prej disa ditësh, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje studentëve të ulen në tryezën e dialogut për të diskutuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Megjithatë, protestuesit kanë refuzuar ftesat, duke këmbëngulur se nuk kërkojnë më negociata me qeverinë, por dorëheqjen e kryeministrit.

Qëndrimet kritike të Ramës ndaj protestuesve nuk kanë sjellë ndërprerjen e mobilizimit. Përkundrazi, tubimi i sotëm karakterizohet nga një prani e madhe qytetarësh në bulevard, çka tregon se protesta vazhdon të tërheqë mbështetje edhe pas 12 ditësh.

Ndryshe nga ditët kur demonstratat janë zhvilluar kryesisht përpara Ministrisë së Arsimit dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit, protesta kombëtare e kësaj të shtune e ka përqendruar grumbullimin në bulevardin kryesor të Tiranës, përpara selisë së qeverisë.

Pavarësisht thirrjeve për dialog, studentët nuk kanë ndryshuar qëndrim. Ata vijojnë të kërkojnë largimin e Edi Ramës, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e sotme e ka zgjeruar dukshëm karakterin e mobilizimit.

Deri tani nuk ka një shifër zyrtare për numrin e pjesëmarrësve, por shtrirja e turmës nga Kryeministria deri te Ministria e Brendshme dëshmon për përmasat e tubimit që po zhvillohet në qendër të kryeqytetit. 2 ORE ME PARE Revolta kundër Edi Ramës, turma zhvendoset drejt Kryeministrisë Vijon protesta Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës dhe drejtohen drejt godinës së Kryeministrisë. Ata këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës dhe refuzojnë dialogun me qeverinë. Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot, në ditën e saj të 12-të. Pas tubimit përpara Ministrisë së Arsimit dhe tensioneve me forcat e policisë, turma po zhvendoset drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit mbeten të vendosur në qëndrimin e tyre dhe nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës, duke e vendosur largimin e tij në qendër të protestës.

Marshimi drejt Kryeministrisë vjen pas përplasjeve të regjistruara më herët gjatë ditës pranë Ministrisë së Arsimit, ku disa protestues u vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe hodhën gurë drejt forcave të rendit. Policia ndërhyri me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë vijuar lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit, duke e zhvendosur sërish vëmendjen te selia e qeverisë.

Kjo është dita e 12-të radhazi e protestave kundër qeverisë Rama. Kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet pika kryesore e demonstratave, ndërsa protestuesit këmbëngulin se nuk do ta zëvendësojnë atë me negociata apo dialog politik. 2 ORE ME PARE Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit ikin nga Ministria e Arsimit në drejtim të sheshit Skënderbej Protestuesit ikin nga Ministria e Arsimit në drejtim të sheshit Skënderbej Policia ka larguar nga Ministria e Arsimit protestuesit duke i hedhur ujë me presion e gaz lotsjellës. Protestuesit kanë sulmuar kordonët policore me gurë e sende të forta.

Pas kësaj prëplasje protestuesit janë drejtuar nga sheshi Skënderbej.

Sot numri i forcave policore të angazhuara, është më i lartë sesa në ditët e tjera. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Nis protesta, iu vihet flaka koshave të mbeturinave; studentët qëllojnë me gurë policinë 24 Tetor 2026, 14:3014:30LIVE UPDATES "Të Pashoq"/ Edi Rama, dorëhiqet apo arratiset? 21 Tetor 2026, 19:5719:57LIVE UPDATES Tirana sërish mes kaosit dhe tensioneve, mijëra të rinj në këmbë kundër Ramës 20 Tetor 2026, 18:5018:50LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Një javë kaos, nis protesta te Ministria e Arsimit; e gjithë Shqipëria në këmbë 19 Tetor 2026, 12:3012:30LIVE UPDATES Tirana në kolaps/ Tym e flakë kudo, përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë 18 Tetor 2026, 19:3519:35LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Dita e gjashtë e revoltës kundër Ramës, Tirana mes gazit, molotovëve dhe përplasjeve me policinë 18 Tetor 2026, 17:1217:12LIVE UPDATES