Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tirana pas kaosit, gjurmët e natës së trazirave së protestuesve! Kryeqyteti ‘i gjymtuar’ nga dhuna, pasojat e shkatërrimit duken në rrugë e biznese (VIDEO)


Tirana nuk është zgjuar sot në gjendjen e saj të zakonshme. Ndryshe nga ditët e tjera, mëngjesi në kryeqytet ka zbardhur duke treguar gjurmët e protestës së dhunshme të një dite më parë që preku çdo cep të rrugëve kryesore. Është një lloj situate pasigurie dhe në orët e para ndihej edhe një lloj habie nga kalimtarët që shihnin gjithë shkatërrimet. LEXO edhe...Protestat/ PD kërkon dorëheqjen e Ramë

Tirana nuk është zgjuar sot në gjendjen e saj të zakonshme. Ndryshe nga ditët e tjera, mëngjesi në kryeqytet ka zbardhur duke treguar gjurmët e protestës së dhunshme të një dite më parë që preku çdo cep të rrugëve kryesore. Është një lloj situate pasigurie dhe në orët e para ndihej edhe një lloj habie nga kalimtarët që shihnin gjithë shkatërrimet. LEXO edhe...Protestat/ PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme: Shqipëria s’mund të mbahet peng, të shpërndahet Parlamenti Semaforë e tabela rrugore të thyera të cilat krijojnë kaos për automjetet dhe këmbësorët, kioska rrugësh e stacione autobusësh të shkatërruar e të djegur, xhama e bankomatë të thyer, pllaka trotuari që mungojnë. Te Kullat Binjake shihen edhe më qartë pasojat që ka lënë djegia e dëmtimi i tejskajshëm bizneseve private ku nuk duket më asnjë gjurmë. Te ‘Piramida’, një tjetër pikë e përzgjedhur nga protestuesit, disa nga kubat ku ndodheshin bizneset janë djegur, thyer e më pas grabitur, e njësoj edhe brenda. Ndërkohë, punonjësit e bashkisë po përpiqen të pastrojnë ç’mundin, ndërsa panorama e tanishme i ka lënë vendin një gërmadhe. Ora 09:21 Shkatërrimet që lanë pas protestuesit, punonjësit e bashkisë Tiranë në punë gjatë gjithë natës për t’i ‘fshirë’ Ministrja Delina Ibrahimaj dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla, kanë ndarë disa foto nga puna e punonjësve të bashkisë së Tiranës që përgjatë gjithë natës kanë punuar për të pastruar qytetin nga gjurmët e dëmtimeve që lanë pas protestuesit të mërkurën.“Mirënjohje për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët punuan gjatë gjithë natës për të pastruar gjurmët e shkatërrimeve dhe për t’i rikthyer qytetit normalitetin”, ka shkruar Ibrahimaj. Share Ora 08:38 Shënjestër e protestuesve, Ministria e Ekonomisë ndër më të dëmtuara nga sulmet! Report Tv sjell pamjet, mobiliet pirg në hyrje, brenda dyer, ashensorë e pajisje të shkatërruara Ministria e Ekonomisë duket të jetë ndër më të dëmtuarat nga sulmet e protestuesve gjatë së mërkurës që prekën 8 institucione.Në momentin që protestuesit mësynë brenda saj, morën mobiliet që u dolën përpara duke i hedhur pirg në hyrje, aty ku kanë mbetur ende, tregojnë pamjet e Report Tv mëngjesin e sotëm.Xhamat e dritareve janë thyer, kangjellat e tyre të shtrembëruara e deri edhe grilat janë hequr prej protestuesve, një pjesë e mirë e të cilëve ishin të maskuar.Dyert janë shkelmuar e copëtuar, në tokë shihen copa të panumërta gurësh e pllakash që protestuesit i hidhnin si breshëri drejt godinës.Dyshemeja është mbuluar edhe nga dheu i vazove të rrëzuara në tokë, ndërsa në zyra pajisjet si fotokopjet e kompjuterët janë shkatërruar.Edhe një ashensor shihet të jetë dëmtuar dhe nxjerrë nga përdorimi. Share P.J/E.H/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 22.9% Jo 73.9% Disi 3.2% Vota total: 2961 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?