Në mesazhin e saj, BE-ja kërkon gjithashtu që palët të angazhohen në dialog konstruktiv, duke e konsideruar atë rrugën e vetme për të adresuar shqetësimet legjitime. Pamjet nga protesta e djeshme Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës, duke dënuar aktet e dhunshme dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Përmes një mesazhi publik, BE u bën thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.
“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private”, thuhet në reagimin e publikuar në rrjetet sociale.
Përfaqësia e BE-së thekson se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike, ndërsa nënvizon se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane.
Sipas ambasadës, këto të drejta duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore, duke shmangur përplasjet dhe aktet që cenojnë sigurinë publike dhe pronën.
Në mesazhin e saj, BE-ja kërkon gjithashtu që palët të angazhohen në dialog konstruktiv, duke e konsideruar atë rrugën e vetme për të adresuar shqetësimet legjitime.
“Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thekson Ambasada e BE-së në Tiranë. Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime. — We strongly condemn the violent escalation at the protest and the destruction of public and private property. We call on protestors to exercise restraint and to refrain from any acts of violence. Violence has no place in democracies. Freedom of assembly and expression are fundamental rights and core European values. They should be respected and exercised peacefully. Constructive dialogue between all stakeholders is the only way forward to address genuine grievances.
— EU in Albania (@EUinAlbania) October 15, 2026 Reagimi vjen në një klimë tensionesh politike dhe protestash, ku përplasjet dhe aktet e dhunës rikthejnë në vëmendje debatin mbi kufijtë e protestës, përgjegjësinë e organizatorëve dhe respektimin e së drejtës për tubim paqësor.
Ndërkohë pas protestës së dhunshme që prej dy ditësh ka paralizuar kryeqytetin, seanca plenare e parashikuar të mbahej ditën e sotme në orën 10:00 është anuluar.
Deputetët e PS që kishin mbërritur në parlament janë larguar nga frika e protestuesve.
Gjatë protestave janë shkaktuar dëmtime të infrastrukturës rrugore, përfshirë semaforë, tabela dhe reklama në rrugë. Në shënjestër të protestuesve kanë qenë edhe institucione shtetërore, disa prej të cilave janë përfshirë nga flakët. Minutë pas minute/ Dita e tretë e revoltës së rinisë, bojkoti studentor shtrihet nga veriu në jug; ‘shkundet’ politika
15 Tetor, 10:00 Vala e protestave përfshin Shkodrën dhe Durrësin, studentët bojkotojnë mësimin dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës
15 Tetor, 09:40 Studentët dhe gjimnazistët zbresin në terren, të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 Tetor, 09:40 Protestë edhe në Elbasan/ Gjimnazistët dalin në rrugë, raportohen tensione dhe akte dhune
15 Tetor, 09:36 Tensione pranë Kuvendit, të rinjtë nisin revoltën sapo mbërrijnë deputetët; anulohet seanca plenare 15 Tetor, 09:31 tiranë në gjendje lufte reagon brukseli Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Të frymëzuar nga Franca: Deri ku mund të shkojë revolta që ka përfshirë Tiranën? 15 Tetor 2026, 09:3709:37Politike As Berisha nuk e shpëton më dot Ramën nga “duart e zeza”! 15 Tetor 2026, 08:3508:35Politike Shehaj thirrje Ramës nga Uashingtoni: Jep dorëheqjen, protesta e të rinjve nuk ndalet me dhunë e propagandë 15 Tetor 2026, 08:1208:12Politike Revolta studentore fut në kaos Tiranën, ‘bëhet i gjallë’ Edi Rama: Me studentët jemi gati të flasim, por nuk është dora e tyre! 15 Tetor 2026, 08:0608:06Politike Kuvendi sot në seancë, në rend dite 4 interpelanca me ministrat 15 Tetor 2026, 07:5107:51Politike Dy ditë revoltë dhe asnjë reagim, Rama mbledh nesër grupin e PS 14 Tetor 2026, 22:0822:08Politike

