Lajme Zone
‘Tirana Grand Prix’/ 42 makina historike në sheshin ‘Nënë Tereza’, koleksionistë nga Shqipëria, Kosova dhe Europa mbledhin të apasionuarit pas mjeteve retro
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Tirana Grand Prix’/ 42 makina historike në sheshin ‘Nënë Tereza’, koleksionistë nga Shqipëria, Kosova dhe Europa mbledhin të apasionuarit pas mjeteve retro

Automjetet historike kanë “pushtuar” sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Për tre ditë radhazi, “Tirana Grand Prix” do të bashkojë rreth 42 makina të rralla dhe koleksionistë nga Shqipëria, Kosova dhe Europa, që synon të arrijë shkëmbimin e përvojave mes koleksionistëve.

Tirana çeli zyrtarisht mbrëmjen e së premtes, edicionin e tretë të “Tirana Grand Prix”. Ky aktivitet do ta kthejë për tre ditë sheshin “Nënë Tereza” në një pikëtakim për apasionuarit e automjeteve historike. Pikërisht në zemër të Tiranës janë mbledhur koleksionistë, pilotë, navigatorë dhe klube automobilistike nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të Evropës. Që në ditën e parë të aktivitetit, qindra vizitorë vendas dhe të huaj ndoqën nga afër një garë rregullsie, ku 42 automjete historike sfiduan njëra-tjetrën. LEXO EDHE:‘London’, ‘Kosova’ apo ‘M0N3Y’? Targat e personalizuara për herë të parë në ankand online! Për ‘7777’ nis nga 6500 euro “Pra nuk është një garë shpejtësie, por një garë rregullsie ku do të marrin pjesë rreth 42 automjete historike pilotë dhe kopilotë shqiptarë nga rajoni ë nga Kosova dhe nga e gjithë Europa. Qëllim është ngritja e urave të komunikimit, të shkëmbimit të eksperiencave”, thotw Kreshnik Bajraktari, drejtor i DPSHTRR. Pjesë e këtij edicioni janë edhe koleksionistë e klube automobilistike nga Italia, ndërsa aktiviteti është zgjeruar edhe jashtë Tiranës, me vizita në qytete historike si Saranda, Gjirokastra dhe Berati. Ky aktivitet, sipas organizatorëve, nuk synon vetëm promovimin e automjeteve historike, por edhe shkëmbimin e përvojave mes koleksionistëve vendas dhe të huaj si dhe përcjelljen e mesazheve për sigurinë rrugore. Ekspozita dhe garat do të zhvillohen të sheshi Nënë Tereza deri më 4 tetor. Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: retro makina retro Tirane DPSHTRR tirana grand prix Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.3% Jo 25.8% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3758 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?