Lajme Zone
KulturëReport TV

Tingulli që bashkon fetë, historia e rrallë nga Lura e myslimanit që kujdeset për kishën! Luan Doçi: E bëj për sevap (VIDEO)


Respekti për besimin e tjetrit, është mbi çdo ndarje fetare e në Shqipërinë e një bashkëjetese unike, e dëshmon më së miri një person i vetëm: Luan Doçi, një mysliman që kujdeset çdo ditë për Kishën e Shën Mërisë në qendër të Lurës. Një histori e thjeshtë, por që përcjell vlerat më të bukura të harmonisë mes njerëzve.

Çdo mëngjes, tingulli i kambanës zgjon fshatin e Lurës. Pas saj, nuk qëndron një prift, por një besimtar mysliman. Çdo ditë Luan Doçi lë shtëpinë dhe merr rrugën drejt qendrës së Lurës. LEXO edhe...Tre vatra zjarri në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos, dyshohen të qëllimshme (VIDEO) 38-vjeçari është i pari që hap dyert e kishës së Shën Mërisë, e mirëmban atë dhe i bie kambanës duke thirrur në lutje besimtarët katolikë. Për të, besimi nuk është një kufi që ndan njerëzit, por një vlerë që i bashkon. “Këtu kanë punuar djem myslimanë, kanë ikur në Angli kush ka punuar këtu. Na ndihmonte Zoti, pa u vrarë as gishti i vogël, kanë ikur në Angli ata djemtë myslimanë”, thotë ai. Kisha mbart një pjesë të rëndësishme të historisë së fshatit Lurë, e si të tillë, Luani thotë se do ta ruante si çdo objekt tjetër të shenjtë. “Edhe myslimanët vijnë e luten këtu, edhe katolikët, këtu është kishë shumë e fortë, motër me kishën e Laçit. Ma ka bërë Zoti mbarë, edhe te familja më kanë shkuar punët mirë, më ka ndihmuar Zoti që i kam bërë hyzmet kësaj”, shprehet 38-vjeçari. Për të Kisha e Sh’Mrisë siç e cilësojnë banorët është kishë e fortë, ndaj së cilës besimi është përtej fesë e që sipas Luanit ka dëshmuar se lutjet në të u pranohen të gjithëve. Përkushtimi i tij si besimtar mysliman, ndaj kishës, ka mahnitur edhe të huajt, siç vetë 38-vjeçari tregon. “Thonë je mysliman, them e bëj me qejf, sa mundësi të kem do ta mbaj”, thotë Luani. Kjo nuk e ka penguar Luan Doçin të ndjekë dhe ritet fetare të besimit të tij. “Thonë e ka bërë me rrogë, jo, s’marr rrogë, për sevap të Zotit”, shpjegon ai. Për të shërbesa është veç vijim i rrugës së të parëve, siç gjithnjë e ka pasur zakon shqiptari. “Nuk ndahen shqiptarët për fe, të gjithë bashkë janë”, përfn 38-vjeçari. Historia që vjen nga Lura është një copëz e realitetit shqiptar ku bashkëjetesa fetare ka qenë gjithnjë virtyt i shqiptarëve jo vetëm tani, por ndër shekuj. Pikërisht kjo kambanë që një mysliman i bie çdo ditë, është zëri më i bukur i bashkëjetesës fetare në Shqipëri. P.J/E.H/ReportTv.al Kisha e Shën Mërisë Diber lure luan doci Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 65.5% Keq 26.2% Nuk e di 8.2% Vota total: 461 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?