Lajme Zone
TIA hedh poshtë mashtrimet: Nuk ka pasur ndërprerje energjie në terminalin e aeroportit
Të tjeraCNA

TIA hedh poshtë mashtrimet: Nuk ka pasur ndërprerje energjie në terminalin e aeroportit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka hedhur poshtë disa pretendime të disa publikimeve për ndërprerje të energjisë elektrike në terminal. Në një postim në rrjetet sociale, TIA ndan pamje të drejtpërdrejta dhe thekson se asnjë moment nuk ka pasur ndërprerje të energjisë. “Ndërprerja ka prekur vetëm ndriçimin e fasadës së aeroportit për disa minuta, pa ndikuar në asnjë moment në aktivitetin operacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka hedhur poshtë disa pretendime të disa publikimeve për ndërprerje të energjisë elektrike në terminal.

Në një postim në rrjetet sociale, TIA ndan pamje të drejtpërdrejta dhe thekson se asnjë moment nuk ka pasur ndërprerje të energjisë.

“Ndërprerja ka prekur vetëm ndriçimin e fasadës së aeroportit për disa minuta, pa ndikuar në asnjë moment në aktivitetin operacional dhe në vijimësinë normale të fluturimeve”,-thuhet në reagim. Pamjet e filmuara pak çaste më parë dëshmojnë situatën aktuale në aeroport, ku aktiviteti vijon normalisht./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.