Lajme Zone
"Ti paguan, ne tradhtojmë"; si spiunët italianë i shitën Putinit sekretet e NATO-s
PolitikëPamfleti

"Ti paguan, ne tradhtojmë"; si spiunët italianë i shitën Putinit sekretet e NATO-s

Në qendër të çështjes është Gavino Piras, 59 vjeç, ish-oficer i Karabinierëve dhe ish-punonjës i shërbimeve italiane të inteligjencës. Sipas Prokurorisë së Romës, ai dyshohet se ka marrë para për t'i kaluar Moskës informacione të klasifikuara që lidhen me Italinë dhe NATO-n.

Sipas dokumenteve të hetimit, informacioni që dyshohet se ka kaluar në duart e Rusisë përfshin materiale të ndjeshme mbi aktivitetet e NATO-s, mbrojtjen ajrore të Ukrainës, sistemet raketore italiane, programe të dronëve ushtarakë, si dhe identitetin e dhjetëra operativëve britanikë të inteligjencës. Spiunët italianë ia shitën Putinit sekretet e NATO-s Autoritetet italiane kanë zbuluar një rrjet të dyshuar spiunazhi në favor të Rusisë, duke arrestuar dy persona, mes tyre një ish-anëtar të shërbimeve të inteligjencës, ndërsa pesë persona të tjerë janë nën hetim.

Në qendër të çështjes është Gavino Piras, 59 vjeç, ish-oficer i Karabinierëve dhe ish-punonjës i shërbimeve italiane të inteligjencës. Sipas Prokurorisë së Romës, ai dyshohet se ka marrë para për t'i kaluar Moskës informacione të klasifikuara që lidhen me Italinë dhe NATO-n.

Hetimi, i nisur në maj të vitit 2025, pretendon se Piras kishte krijuar një kanal të qëndrueshëm komunikimi me Mikhail Astakov, një diplomat rus në Romë, i identifikuar nga autoritetet italiane si oficer i inteligjencës ushtarake ruse (GRU). Për shkak të statusit diplomatik, Astakov gëzon imunitet në Itali.

Sipas hetuesve, ish-agjenti italian siguronte informacion sekret nga disa burime, përfshirë katër ushtarakë italianë ende në shërbim aktiv. Ai akuzohet jo vetëm për transmetim të informacionit të mbrojtur, por edhe për hyrje të paautorizuar në sisteme informatike dhe rrjete telekomunikacioni.

Hetimet kanë zbuluar se kontaktet mes të dyshuarve zhvilloheshin duke përdorur metoda tradicionale spiunazhi. Takimet organizoheshin në vende të ndryshme të Romës, ku shkëmbeheshin dokumente dhe shënime të shkruara me dorë. Sipas mediave italiane, ata përdornin edhe telefona të fshehur dhe, në disa raste, i vendosnin pajisjet elektronike në furrë me mikrovalë për të penguar përgjimin elektronik.

Përgjimet e publikuara nga hetuesit tregojnë se Piras ishte i pakënaqur me shumën që merrte për informacionin e dorëzuar. Ai ankohej se pagesat prej rreth 4 mijë eurosh për çdo dorëzim ishin shumë të ulëta dhe i kërkonte oficerit rus më shumë para, duke pretenduar se duhej të paguante edhe burimet që i siguronin dokumentet.

Sipas dokumenteve të hetimit, informacioni që dyshohet se ka kaluar në duart e Rusisë përfshin materiale të ndjeshme mbi aktivitetet e NATO-s, mbrojtjen ajrore të Ukrainës, sistemet raketore italiane, programe të dronëve ushtarakë, si dhe identitetin e dhjetëra operativëve britanikë të inteligjencës. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse janë komprometuar dokumente të tjera të vendeve aleate.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, e cilësoi rastin si provë të mënyrës se si Rusia zhvillon luftën hibride kundër vendeve perëndimore.

"Kjo luftë hibride është vetëm maja e një ajsbergu gjigant, që përfshin armiq të jashtëm dhe tradhtarë të brendshëm, të gatshëm të shesin vendin e tyre për para, pushtet ose përfitime personale", deklaroi ai.

Sipas Crosetto-s, hetimi ndihmon për të kuptuar qëndrimin e Rusisë ndaj Italisë, e cila që prej pushtimit të Ukrainës në vitin 2022 ka ofruar ndihmë ushtarake dhe civile për Kievin.

Rasti rikthen në vëmendje edhe një tjetër skandal spiunazhi. Në vitin 2021, kapiteni i Marinës Italiane, Walter Biot u arrestua pasi u kap duke i dorëzuar dokumente të klasifikuara një punonjësi të Ambasadës Ruse në një parking në Romë. Ai u dënua më vonë me gati 30 vjet burg.

Hetimet për rrjetin e ri të dyshuar të spiunazhit vazhdojnë, ndërsa autoritetet italiane po përpiqen të përcaktojnë shkallën e dëmit të shkaktuar dhe nëse informacioni i transmetuar ka komprometuar operacione ose personel të NATO-s dhe vendeve aleate.

Italia dëbon dy zyrtarë të ambasadës ruse për spiunazh

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, njoftoi të enjten se Italia ka vendosur të dëbojë dy zyrtarë të Ambasadës Ruse për aktivitet spiunazhi.

Vendimi vjen pasi këtë javë u arrestuan dy ish-zyrtarë të shërbimeve italiane të inteligjencës, të dyshuar se kanë spiunuar në favor të Rusisë.

"Qeveria italiane ka vendosur të dëbojë dy atashe ushtarakë të Ambasadës së Federatës Ruse në Itali, të cilët mbajnë përgjegjësi për aktivitetet e spiunazhit të zbuluara nga hetimi i Prokurorisë së Romës", shkroi Tajani në platformën X.

"Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme sapo ka informuar ambasadorin rus në Romë se Ivan Petrovich Gorbachev dhe Mikhail Vasilyevich Astakhov duhet të largohen nga Roma brenda tre ditësh.

Moska vazhdon të përdorë armët e saj hibride për të sulmuar Perëndimin dhe Italinë.

Kjo përbën një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshme ndaj institucioneve italiane dhe sigurisë kombëtare.", shtoi ai.

Nga ana tjetër, agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi se Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se Moska "do të përgjigjet" ndaj vendimit të Italisë për dëbimin e dy atasheve ushtarakë.spiunët italianë sekretet e nato-s putin Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Marrëveshja me Trump për avionët luftarakë, Erdogan mesazh Mitsotakis: Turqia nuk është kërcënim për askënd 9 Korrik 2026, 13:2113:21Rajoni dhe Bota Atentati ndaj oligarkut me pasuri 230 mln euro në Monako kthehet në thriller, Inteligjenca Ukrainase në qendër të spekulimeve 9 Korrik 2026, 12:5512:55Rajoni dhe Bota 7 tonë kokainë dhe 3.1 mln euro pasuri të konfiskuara, gjykata belge fs bandën shqiptare 9 Korrik 2026, 12:2912:29Rajoni dhe Bota Pazaret Trump-Erdogan shqetësojnë Athinën: Greqia nuk është e lumtur nëse Turqia merr avionë F-35 9 Korrik 2026, 12:1512:15Rajoni dhe Bota Çmimi i naftës rritet sërish, deklarata e Trump shton shqetësimet për furnizimin global 9 Korrik 2026, 11:4011:40Rajoni dhe Bota Berlini forcon mbrojtjen, Merz njofton blerjen e raketave amerikane Tomahawk 9 Korrik 2026, 11:1711:17Rajoni dhe Bota