Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është përplasur sërish me komentuesit në rrjetet sociale, Në profilin e tij në Facebook, një komentues i është drejtuar Ballës me fjalët “O hajdut, nuk ju shpëtove dot studentëve”, duke iu referuar edhe episodit të mëparshëm kur ai u përball me thirrjet e protestuesve.
Balla i është përgjigjur komentueses duke i thënë: “Ti je kosovare, rri në punën tënde, apo paguhesh për komente.” Përplasja virtuale vjen pak pasi Balla reagoi publikisht për vendimin e Hagës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku shkruane se “ky vendim nuk është drejtësi” dhe se “nuk zhbëhet dot historia e lavdishme e UÇK-së kështu”.
Paradoksi qëndron te fakti se teksa Balla shprehet publikisht në mbështetje të Kosovës dhe UÇK-së, në një debat me një komentues në rrjetet sociale ai e përdor pikërisht prejardhjen e saj si argument për t’i thënë të “rri në punën e saj”. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

