Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“T’i hapet rrugë arrestimit të një nga politikaneve më të korruptuara”/ Mirjan Aliaj thirrje SPAK: Mos vono kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut! Rama ka frikë!


Protesta e 134-t kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit dhe për veprimet e institucioneve të drejtësisë.

Protesta e 134-t kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit dhe për veprimet e institucioneve të drejtësisë. Gjatë fjalës së tij, aktivisti Mirjan Aliaj deklaroi se bashkimi i protestuesve ka ndikuar në rritjen e vetëdijes së shoqërisë për realitetin politik në vend. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të mos vonojë kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim që, sipas tij, t’i hapet rruga arrestimit të saj. “Jemi bërë bashkë dhe kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Bashkimi ynë e ka bërë shoqërinë më të ndjeshme ndaj realitetit.Para 31 majit kishte kërkesë nga SPAK për kryesinë e Kuvendit, mbi heqjen e imunitetit të Ballukut, gjë që nuk u bë e mundur. Në atë kohë shoqëria nuk ishte aq e vetëdijshme. Thonim si ka mundësi që kryeministri dhe Kuvendi nuk ia hoqi imunitetin një nga ministret më të korruptuara. Thonin Rama është i pamposhtur dhe bën si të dojë. Por sot ai nuk bën dot si të dojë. Sot Rama është i frikësuar, por mhet që frikën ta fshehë me burracakllëk e poërpiqet të tregohet i fortë. I bëj thirrje SPAK të mos vonojë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut, që të bëhet i mundur arrestimi i saj. Një nga politikanet më të korruptuara të Republikës së Shqipërisë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb