Lajme Zone
Thriller në Selanik/ U përleshën me njëri-tjetrin apo u qëlluan nga një person i tretë? Gjendet e vdekur e moshuara, bashkëshorti i plagosur
BotëBalkanWeb

Thriller në Selanik/ U përleshën me njëri-tjetrin apo u qëlluan nga një person i tretë? Gjendet e vdekur e moshuara, bashkëshorti i plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik të Greqisë, ku një grua 80-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e Chalastra-s. Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj 90-vjeçar, ndërsa policia po heton rrethanat e paqarta të vdekjes.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik të Greqisë, ku një grua 80-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e Chalastra-s. Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj 90-vjeçar, ndërsa policia po heton rrethanat e paqarta të vdekjes. Trupi i të moshuarës u zbulua të shtunën nga vajza e saj, e cila njoftoi menjëherë shërbimet e urgjencës. Pas mbërritjes në banesë, policia konstatoi se gruaja kishte dëmtime në kokë. Brenda shtëpisë ndodhej edhe bashkëshorti i saj 90-vjeçar, i cili kishte plagë në kokë dhe në dorë. I moshuari, i cili vuan nga demenca, nuk ka mundur t’u japë hetuesve një shpjegim të qartë për atë që kishte ndodhur, as për vdekjen e bashkëshortes dhe as për plagët që kishte marrë vetë. Ai është transportuar në spitalin “Papageorgiou”, ku po merr trajtim mjekësor nën mbikëqyrjen e autoriteteve. Me urdhër të prokurorit është bërë arrestimi i tij, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen. Policia po mbledh prova nga banesa dhe nuk përjashton as mundësinë që në shtëpi të ketë hyrë një person i tretë. Deri më tani, rrethanat e sakta të vdekjes së 80-vjeçares mbeten të paqarta. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Selanik thriller