Lajme Zone
Thoma Gëllçi: Fillon gjuetia për miliardat e grabitura
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Thoma Gëllçi: Fillon gjuetia për miliardat e grabitura

Është ngritur një superinstitucion për rikuperimin e pasurive, me kompetenca për të ndjekur paratë, kontratat, pronat dhe kompanitë, për të zbuluar kush fshihet pas tyre dhe për t’i çuar çështjet deri në ndjekje penale; pyetja nuk do të jetë më vetëm “kush vodhi?”, por “ku janë paratë dhe si i kthehen shtetit?”.

Qeveria e re ka nisur atë që për vite me radhë qytetarët e këtij vendi e kanë dëgjuar vetëm si premtim fushate: të gjenden miliardat e parave publike që dyshohet se përfunduan te familjarët e pushtetit, biznesmenët e preferuar, kompanitë që fitonin kontrata njëra pas tjetrës dhe njerëzit që, nga anonimë, u shndërruan brenda pak vitesh në pronarë vilash, hotelesh, tokash dhe pasurish që nuk shpjegoheshin lehtë me rrogën apo biznesin e tyre. Për vite me radhë skena ishte e njëjtë. Qytetarëve u flitej për reforma, zhvillim dhe sakrifica, ndërsa rreth pushtetit lindnin milionerë të rinj; tenderët përfnin shpesh në të njëjtat duar, prona publike ndryshonin pronar, biznesmenë pa ndonjë histori të madhe sipërmarrjeje ktheheshin në njerëzit më të fuqishëm të vendit dhe media që duhej të kontrollonin qeverinë zbulonin se ishte shumë më fitimprurëse të jetonin në paqe me të. LEXO edhe...Nis gjuetia e Hungarisë për miliardat e sistemit Orbán, themelohet institucioni edhe për ndjekjen ligjore të përfituesve Në kryeqytet ngriheshin ndërtesa gjithnjë e më të shtrenjta, çmimet e apartamenteve dukeshin sikur i përkisnin një ekonomie shumë më të pasur se ajo ku jetonte shumica, ndërsa jashtë këtij realiteti familjet numëronin faturat, pensionistët numëronin lekët dhe të rinjtë numëronin ditët derisa të largoheshin nga vendi. Spitalet kërkonin para, shkollat kërkonin para, rrugët kërkonin para dhe familjet kërkonin një jetë më të mirë, por para dukej se kishte gjithmonë kur vinte puna te kontratat e mëdha publike. Çdo skandal prodhonte disa javë zhurmë, disa studio televizive, disa akuza politike dhe më pas një skandal tjetër zëvendësonte të parin, ndërsa pasuritë mbeteshin aty dhe njerëzit që i kishin krijuar vazhdonin jetën sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Tani qeveria e re premton se kjo histori do të ndryshojë. Është ngritur një superinstitucion për rikuperimin e pasurive, me kompetenca për të ndjekur paratë, kontratat, pronat dhe kompanitë, për të zbuluar kush fshihet pas tyre dhe për t’i çuar çështjet deri në ndjekje penale; pyetja nuk do të jetë më vetëm “kush vodhi?”, por “ku janë paratë dhe si i kthehen shtetit?”. Kryeministri i ri ne fushate elektorale foli per rreth 60 miliardë euro që mund të jenë grabitur ose devijuar, ndërsa vlerësime të tjera te sotme e çojnë shumën disa fish më lart. Për qytetarët, megjithatë, shifra pothuajse nuk ka më rëndësi, sepse prej vitesh ata kanë parë kontrastin mes një shteti që u thotë se nuk ka para dhe një elite pranë pushtetit që dukej se nuk dinte çfarë të bënte me paratë. Drejtuesja e institucionit të ri thotë se problemi nuk ishte thjesht korrupsioni i disa zyrtarëve. Ishte krijuar, sipas saj, një sistem pothuajse feudal, ku politika, biznesi, paraja publike, media dhe besnikëria ndaj pushtetit ishin ndërthurur aq fort sa arrestimi i disa njerëzve nuk mjafton; duhet zbuluar dhe çmontuar mekanizmi që i prodhoi ata. Por ne radhe te pare, paratë te kthehen mbrapsht tek populli. Por publiku ka dëgjuar shumë herë fjalë si “hetim”, “drejtësi”, “reformë” dhe “institucione të pavarura”, ndaj tani kërkon diçka shumë më të thjeshtë: rezultate. Nëse vilat mbeten vila, milionat mbeten në banka, kompanitë ndërrojnë vetëm emrin dhe ish-pushtetarët vazhdojnë jetën e tyre luksoze, atëherë qytetarit pak i intereson sa institucione të reja janë ngritur. Ata nuk kenaqen se nje zyrtar perfn ne burg dhe parate jane ne parajsa fiskale. Dhe pikërisht këtu qëndron prova e qeverisë së re. Njerëzit nuk e votuan vetëm që të largonte një kryeministër dhe të sillte një tjetër; e votuan me shpresën se një ditë dikush do të hapte dosjet, do të ndiqte paratë dhe do t’u kërkonte llogari atyre që për vite me radhë e trajtuan shtetin sikur të ishte pronë private. Nëse gjatë gjithë këtij shkrimi ju erdhën ndër mend Tirana, oligarkët, tenderët, kullat, emigrimi, spitalet, propaganda, biznesmenët pranë pushtetit dhe pyetja e përhershme shqiptare “po këta me çfarë i bënë gjithë këto para?”, atëherë kurthi funksionoi. Sepse kjo histori nuk po ndodh në Shqipëri. Po ndodh në Hungari. Kryeministri i ri është Peter Magyar, qeveria që u largua ishte ajo e Viktor Orbanit dhe Hungaria po provon diçka që, për një lexues shqiptar, tingëllon pothuajse si fantashkencë: të mos mjaftohet me pyetjen se kush i vodhi paratë e shtetit, por të shkojë t’ia marrë mbrapsht. SI.E./ReportTv.al Thoma Gëllçi Peter Magyar Viktor Orban Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 15% Nuk e di 6.1% Vota total: 1349 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?