Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zbardhur debatin e ashpër me Luli Bashën për shpalljen non grata të Sali Berishës.
Në një intervistë me CNA TV me gazetarin Elvi F, Noka deklaroi se ia ka thën në fytyrë Bashës së Berisha nuk është i korruptuar, nuk ka lidhje me krimin dhe se vendimi për non gratën është politik dhe është bërë ose nën lobimin e Sorosit ose nga pazaret e Bashës. “Më 9 shtator të 2021 ish-pengut të Ramës, ia kam thënë në fytyrë, ti duhet të dish se Berisha nuk është i korruptuar, s’ka lidhje me krimin, ka luftuar më shumë se çdo njeri tjetër për demorkacinë dhe kjo “non gratë” është politike, nën lobomin e Sorosit dhe ti je viktimë i kam thënë ose ke bërë pazar ose ke ngrënë presionin.
Unë kam qenë i qartë dhe për një gjë jam i bindur; e drejta, e vërteta dhe dinjiteti nuk ndërrohen kurë me asgjë tjetër dhe kur beson duhet të luftosh. Këtë bëri Berisha këtë bëra dhe unë i kam thënë Bashës nëse pranon se Berisha bën korrupsion je përfshirë dhe ti bashkë me mua.
I kam hyrë i pari kësaj beteje i bindur që ka vetëm një rrugë, fitorja dhe fitorja”, tha Noka. / CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

