Lajme Zone
Edi Rama nxjerr bakrin në Pazar dhe fsheh koncesionin kinezo-turk deri në vitin 2046
PolitikëPamfleti

Edi Rama nxjerr bakrin në Pazar dhe fsheh koncesionin kinezo-turk deri në vitin 2046

Në çdo forum ekonomik ndërkombëtar, por edhe gjatë takimeve në shtetet që ka vizituar, kryeministri Edi Rama, sikur ta konsiderojë Shqipërinë çiflig privat, u ka bërë thirrje të huajve të marrin pasuri, leje, licenca dhe koncesione, si dhe të zhvillojnë biznes me lehtësi fiskale dhe pa kontroll real shtetëror.

Kryeministri ftoi investitorët europianë nga Cernobbio, ndërsa dokumenti i regjistrimit tregon se “Ekin Maden” dhe “Jiangxi Copper” kontrollojnë shoqërinë koncesionare “Beralb”... Në çdo forum ekonomik ndërkombëtar, por edhe gjatë takimeve në shtetet që ka vizituar, kryeministri Edi Rama, sikur ta konsiderojë Shqipërinë çiflig privat, u ka bërë thirrje të huajve të marrin pasuri, leje, licenca dhe koncesione, si dhe të zhvillojnë biznes me lehtësi fiskale dhe pa kontroll real shtetëror.

Edhe në panelin “Inteligjenca mbi botën, Europën dhe Italinë”, të zhvilluar në Cernobbio të Italisë, Edi Rama foli për rezervat e bakrit në Shqipëri, duke dhënë sinjalin për hapjen e një pazari të ri koncesionar.

Rama deklaroi se Shqipëria ka rezerva të mëdha bakri dhe se po largon Kinën për t’i krijuar hapësirë Europës. Njëkohësisht mohoi praninë e kompanive kineze në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare.

Duke njohur faktin se Rama rrallë bën deklarata pa synime politike ose ekonomike, as mohimi i pranisë kineze në Shqipëri nuk duket i rastësishëm.

Kryeministri nisi ta mohonte këtë realitet pas nëntorit 2024, kur, sipas informacioneve të “Pamfletit”, Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet së ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, i kërkoi qeverisë shqiptare të kufizonte praninë kineze në sektorët strategjikë të ekonomisë.

Megjithëse Uashingtoni ka ngritur shqetësime për investimet kineze në sektorë strategjikë, Edi Rama vazhdon ta mohojë praninë e tyre në Shqipëri. “Bankers Petroleum Albania” kontrollohet nga kompania kineze “Geo-Jade Petroleum”, pasi qeveria shqiptare miratoi shitjen në qershor 2016.

“Bankers Petroleum” shfrytëzon pjesën kryesore të zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe ka kontratë deri në vitin 2029. Kompania është përfshirë edhe në hetimet e SPAK-ut për dyshime mbi mashtrimet fiskale dhe shmangien e detyrimeve në vlera që arrijnë në miliarda euro.

Sipas informacioneve të “Pamfletit”, pranë kryeministrit Edi Rama po ushtrohet lobim për t’ia zgjatur kompanisë kineze afatin e koncesionit edhe me dhjetë vjet. Rama e mohoi në Itali praninë kineze në sektorët strategjikë, megjithëse “Bankers Petroleum” vazhdon të kontrollojë vendburimin më të madh të naftës në Shqipëri.

Kompanitë kineze kontrollojnë edhe një pjesë të koncesionit të bakrit deri në vitin 2046

Përveç koncesionit të naftës nëpërmjet “Bankers Petroleum”, kompanitë kineze kanë hyrë edhe në koncesionin e bakrit, të cilin qeveria “Meta” ia dha grupit turk “Beralb” në janar 2001, fillimisht për 30 vjet.

Qeveria “Berisha” e la marrëveshjen në fuqi për tetë vjet, ndërsa qeveria e Edi Ramës e ka mbajtur aktive gjatë 13 viteve të pushtetit të saj, duke pranuar bilancet financiare të kompanisë pavarësisht humbjeve të deklaruara.

Në maj 2014, kompania turke “Beralb”, me miratimin e qeverisë shqiptare, i shiti 50 për qind të aksioneve kompanisë kineze “Jiangxi Copper”, të përfaqësuar nga Guan Yongmin. Palët e regjistruan ortakërinë me emrin “Nesko Metal”. Në mars 2017, Parlamenti miratoi zgjatjen e koncesionit të bakrit edhe me 15 vjet. Ky ndryshim e çoi kohëzgjatjen e kontratës në 45 vjet, deri në dhjetor 2046.

Megjithatë, Edi Rama mohon faktin se kompanitë kineze kontrollojnë një pjesë të koncesionit monopol për nxjerrjen dhe tregtimin e bakrit në Shqipëri. Në Cernobbio ai foli për marrëveshje të reja mbi këtë mineral, i cili në Shqipëri përmban edhe metale me vlerë, si ari dhe argjendi.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Pamfleti”, institucionet shtetërore kanë deklaruar se rezervat nëntokësore të bakrit arrijnë në 17 milionë tonë, ndërsa të dhëna të tjera teknike i llogarisin ato në rreth 62 milionë tonë. Diferenca kërkon transparencë mbi metodologjinë, burimin dhe periudhën e matjeve.

Të dhënat tatimore tregojnë se gjatë viteve 2001-2014, kur koncesionin e kontrollonte vetëm kompania turke, bilancet deklaronin fitime vjetore nga 10 mijë deri në 20 mijë euro. Institucionet shqiptare i pranuan këto bilance.

Nga viti 2014, kur kompania kineze hyri në koncesionin e bakrit, bilancet vjetore kanë deklaruar humbje nga 2 miliardë deri në 10 miliardë lekë. Edhe këto bilance i kanë pranuar institucionet shqiptare.

Deklarata e Edi Ramës në Cernobbio hap disa pyetje konkrete: kujt synon t’ia japë qeveria rezervat e bakrit, çfarë do të ndodhë me koncesionin ekzistues deri në vitin 2046 dhe përse kryeministri mohon praninë kineze në sektorët strategjikë, ndërsa kompani kineze kontrollojnë naftën dhe një pjesë të industrisë së bakrit?/Pamfletirama nxjerr bakrin në pazar koncensioni kinezo-turk Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Flamingot zbarkojnë në PS, nis lufta kundër Ramës 7 Shtator 2026, 10:3310:33Dosja e zezë “Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit 5 Shtator 2026, 15:2615:26Dosja e zezë Rama i merr 12.6 miliardë lekë fondit të tërmetit për rindërtimin: fondet për makina, dieta dhe bileta avioni 4 Shtator 2026, 12:5812:58Dosja e zezë Dhëndër Kafsha 4 Shtator 2026, 11:0711:07Dosja e zezë 'Le Monde': Shqipëria e betonit dhe arkitektët "VIP" që fshihen si struci! 3 Shtator 2026, 17:0617:06Dosja e zezë Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës? 2 Shtator 2026, 13:5113:51Dosja e zezë