Në një intervistë në “News24”, Ermal Hasimja analizoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te protesta si edhe te situata në Partinë Demokratike. Gjatë kësaj interviste, Hasimja u shpreh se nga kjo protestë PD e ka marrë mesazhin e saj, pasi është treguar qartë që qytetarët janë të pakënaqur ndaj Partisë Demokratike dhe se kërkojnë largimin e kreut të PD, Sali Berisha. “Nuk është ngritur në lartësinë e detyrës për të qenë një forcë alternative. PD por edhe partitë e reja, e dimë që ka demokratë që dalin në shesh, edhe pse thirrja Rama në burg , Berisha në burg, pjesa e dytë mund të jetë bezdisëse. Por mund të themi që PD ka bërë disa reflektime. PD e ka marrë mesazhin e protestës. Ose do të vazhdojnë ta mbajnë kursin në PD në këtë mënyrë ose do bëjnë transformim rrënjësor për ta bërë PD një forcë të besueshme opozitare. Nga pikëpamja e protestës thirrja për largim të Berishës është vizioni që është përsëritur,”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ermal hasimja protesta sali berisha
