Lajme Zone
Thirrjet për dhunë gjatë protestave, Gent Progni dhe 16 të tjerë nën hetim! Njëri kërkonte para në 'GoFundMe', një tjetër ofronte shpërblime për sulme ndaj deputetëve dhe ministrave
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Thirrjet për dhunë gjatë protestave, Gent Progni dhe 16 të tjerë nën hetim! Njëri kërkonte para në 'GoFundMe', një tjetër ofronte shpërblime për sulme ndaj deputetëve dhe ministrave

Policia po heton 17 persona, mes tyre edhe Gent Prognin të dyshuar për vepra të ndryshme penale të lidhura kryesisht me postimet në rrjetet sociale gjatë protestave të javëve të fundit. Mes rasteve është edhe një 34-vjeçar që dyshohet se mblidhte fonde duke pretenduar se i rrezikohej jeta, ndërsa një 51-vjeçar akuzohet se ofronte para për veprime të dhunshme ndaj deputetëve dhe ministrave.

Një 51-vjeçar që dyshohet se ofronte para për sulme ndaj deputetëve dhe ministrave, një 34-vjeçar që kërkonte donacione duke pretenduar se i rrezikohej jeta dhe Gent Progni, i dyshuar për publikimin e të dhënave personale të policëve, janë mes 17 personave të vënë nën hetim pas protestave të javëve të fundit. Sipas Antiterrorit, personat janë proceduar për vepra të ndryshme penale, kryesisht për thirrje për dhunë në rrjetet sociale, por edhe për përndjekje, nxitje të urrejtjes dhe shpërndarje të shkrimeve antikushtetuese. Mes rasteve është edhe ai i një 20-vjeçari që vendosi një banderolë me simbol nazist në fasadën e Universitetit Politeknik. Njoftimi i plotë i Policisë U referuan materialet në prokurori për shtetasit: LEXO EDHE:Kërcënoi se do vendoste bomba në 3 godinat e një biznesi në Tiranë, Antiterrori ndalon 33-vjeçarin! Mesazhin e dërgoi në Facebook (EMRI) -A. K., 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale; -E. N., 51 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”, pasi ka postuar video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave; -G. P., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”, pasi ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. Këto publikime, të realizuara kryesisht në kontekstin e protestave të javëve të fundit dhe që ekspozojnë përpara protestuesve, identitetin e punonjësve të Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijojnë rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxitin veprime intimidimi, kërcënimi dhe/ose dhune. Gjithashtu, në llogarinë që administron 37-vjeçari janë evidentuar postime me paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore, si dhe thirrje për identifikimin e shtetasve të tjerë, të cilat kanë rritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë shpërndarja e këtyre informacioneve në rrjete sociale; -A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve”, pasi ka postuar fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit; -A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një shkrim me përmbajtje antikushtetuese; -O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarja në grumbullime e manifestime të paligjshme" dhe "Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese", pasi gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante simbol nazist; -A. L., 39 vjeç, R. R., 28 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, E. B., 36 vjeç, O. Rr., 46 vjeç, D. A., 39 vjeçe, E. Q., 22 vjeç, D. K., 26 vjeçe, A. B., 42 vjeç, M. Ç., 18 vjeç dhe A. Ll., 24 vjeçe, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogari të tyre në platforma të ndryshme për komunikim online, nëpërmjet shkrimeve, mesazheve dhe/ose komenteve, kanë bërë thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit. Gjithashtu u referuan materialet në prokurori, për 7 llogari në platforma të ndryshme për komunikim online, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në to, janë publikuar shkrime, mesazhe dhe/ose komente me thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit; -u referuan materialet në Prokurori, për 1 llogari në rrjetin social “Instagram”, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”, pasi në të, janë postuar thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të administratorëve të këtyre llogarive dhe shtetasve të tjerë të lidhur me to. Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme. U.D Shqiptarja.com TAG: Gent Progni Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.4 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.7% Jo 23.1% Nuk e di 3.2% Vota total: 3998 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?