Analisti Agim Baçi ka bërë një analizë të zhvillimeve të fundit në vend, duke u ndalur nga protesta e cila mbahet prej 54 ditësh dhe sot hyn në ditën e 55, tek qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe qasjet e kreut të PD Sali Berisha. Gjatë intervistës, në “News24”, ai u shpreh se Rama po bën politikë për të zvogëluar protestën.
“Rama pranoi arrogancën brenda qeverisë. Kontestimi i disa gjërave shkon përtej Bulevardit. Ai po mhet të thotë se unë po ju lexoj. Politikisht ka pasur të lehtë të kontrollojë opozitën, por kur vjen puna te qytetarët është format më i vështirë. U mundua të përcaktojë se opozitë më nuk ka, por thotë që ka qytetarët edhe pse i thotë që mos u përzieni më këtë opozitën aktuale”, tha ai. I pyetur gjatë intervistës për thirrjet në protestë për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ai tha se SPAK ka marrë të gjithë mbështetjen e qytetarëve dhe se duhet të bënë akuzat e duhura.
“Dëshira për të mbështetur një institucion duhet t’u japë më shumë kurajë që të bëjnë akuzat e duhura. SPAK duhet të ndjekë ritmin sepse publiku kërkon transparencë. Ka ca çështje që nuk mund t’i lësh pas dore dhe duhet t’i përgjigjesh publikut”, tha ai. Ndryshime në kabinet qeveritar?
Agim Baçi: Sa kohë ka 50 ditë që është protesta që përcakton narrativën e debatit, dhe në parlament protesta ishte kryefjala, pra e ka bërë rolin e vet. Por Rama thjesht po bën politikë që ta zvogëlojë apo të thotë se unë di ta zgjidh.
Gjithashtu ai analizoi edhe qasjen e kreut të PD Sali Berisha ndaj protestës, tha se “po bën sikur nuk e dëgjon thelbin e protestës”.
Megjithatë ai u shpreh kritik ndaj kreut të PD, Sali Berisha lidhur me mënyrën se si po e manaxhon partinë, duke thënë se po e zvogëlon.
“Berisha pasi e sulmoi, mori kthesën e dhe mbështeti protestën. Por po bën sikur nuk po dëgjon thelbin, është fatkeqësi për opozitën që nuk dëgjon veshin e qytetarëve. Nëse nuk je dera e zemërimit të qytetarëve që ta menaxhosh ka një problem shumë të madh”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: agim baci PD protesta PS
