Lajme Zone
Thirrje nga trotuari gjimnazistëve të “Qemal Stafës” të bojkotojnë mësimin, 12 protestues në pranga, 15 në hetim
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Thirrje nga trotuari gjimnazistëve të “Qemal Stafës” të bojkotojnë mësimin, 12 protestues në pranga, 15 në hetim

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 12 protestues pas protestës së mëngjesit të djeshëm në Rrugën e Durrësit. Në mesin e të arrestuarve është Visuar Dalipi një nga organizatorët e protestës, dhe një përfaqësues i diasporës, Artan Daci.

Tiranë - Kur nxënësit e gjimnazit Qemal Stafa hynin në shkollë në ditën e parë, një grup i vogël protestuesish i bënë thirrje nga trotuari të bojkotonin mësimin e të bashkoheshin me ta në tubim. Policia arrestoi 12 prej tyre, për nxitje të të miturve në krim, përfshirë organizatorë të protestës anti-qeveritare, ndërsa 15 të tjerë po hetohen të lirë. *** Thirrjet publike në rrjetet sociale për të bllokuar rrugët dhe institucionet që në 07.00 të mëngjesit, në ditën e parë të nisjes së shkollës në Tiranë, i kushtuan prangat, njërit prej organizatorëve kryesore të protestave anti-qeveritare, Visuar Dalipit, dhe një përfaqësuesi të Diasporës, Artan Daci. LEXO EDHE:Shqipëri–Japoni, forcim i dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë Dyshja, janë mes 12 personave që policia arrestoi pasi cenuan perimetrin e sigurisë në shkolla, teksa u grumbulluan para gjimnazit” Qemal Stafa” në një marshim nga qendra drejt Zogut të Zi “Një grup ndaluan pranë gjimnazit duke u bërë thirrje nxënësve për bojkotimin e procesit mësimor dhe pjesëmarrje në tubimin”, njoftoi zyrtarisht policia Për këto thirrje, policia i ka referuar në prokurori për veprën penale, “shtyrje e të miturve në krim” Për tubimin, asnjë njoftim në polici, e rrjedhimisht pa masa të ndërmarra për mbarëvajtjen e saj. Me një trafik të rënduar, siç është në nisjen e vitit shkollor, blutë e kryeqytetit ndërhynë për lirimin e qarkullimit. Policia thotë se thirrjet për tu larguar nga perimetri i sigurisë në shkollë dhe për të liruar trotuarin për kalimin e qytetarëve, ishin të vazhdueshme, por protestuesit i injoruan, ndërsa një pjesë kundërshtuan forcat blu edhe gjatë momenteve të shoqërimit. 15 pjesëmarrës në tubimin e paligjshëm po hetohen në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe një grua 32 vjeçare Një incident gjatë shoqërimeve, si ky i një efektivi të Shqiponjave që godet në barkë një protestues të ndaluar nga blutë, solli reagimin e kryepolicit Skënder Hita, i cili pezulloi policin dhe urdhëroi nisjen e një hetimi administrativ Të arrestuarit:Visuar DalipiErmelind KukaDorjan BallaArtan DaciErvis Beqaj,Ramazan DautiBekim ImerajVisuar DalipiAxhim MicalliuAleandro AhmetsulajRidvan KamberiKlodian BajramiEnrik XhemalajNjoftimi i policisë së Tiranës: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 14.09.2026: -u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 19 vjeç; D. B., 36 vjeç; A. D., 41 vjeç; E. B., 36 vjeç; R. D., 31 vjeç; B. I., 37 vjeç; V. D., 29 vjeç; A. M., 20 vjeç; A. A., 56 vjeç; R. K., 63 vjeç; K. B., 24 vjeç dhe E. Xh., 39 vjeç; -u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B., 32 vjeçe; B. K., 27 vjeç; A. Zh., 26 vjeç; S. E., 32 vjeç; M. R., 28 vjeç; A. P., 49 vjeç; L. B., 39 vjeç; K. N., 20 vjeç; F. K., 34 vjeç; E. N., 33 vjeç, A. D., 23 vjeç, E. P., 31 vjeç, L. P., 26 vjeç, M. P., 18 vjeç, dhe I. M., 28 vjeç. Më datë 14.09.2026, rreth orës 07:30, një grup personash u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, për tubim, pa lejen përkatëse, dhe vijuan marshimin drejt Rrugës së Durrësit, ku ndaluan pranë një gjimnazi duke u bërë thirrje nxënësve për bojkotimin e procesit mësimor dhe pjesëmarrje në tubimin, duke cënuar perimetrin e sigurisë në shkollë. Pavarësisht thirrjeve të punonjësve të Policisë për largimin nga perimetri i sigurisë në shkollë dhe për lirmin e trotuarit për kalimin e qytetarëve, disa prej pjesëmarrësve në tubim nuk iu bindën urdhrave dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shtytja e të miturve në krim”. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Ermelind Kuka dorjan balla Artan Daci Ervis Beqaj Ramazan Dauti Bekim Imeraj Visuar Dalipi Axhim Micalliu Aleandro Ahmetsulaj Ridvan Kamberi Klodian Bajrami Enrik Xhemalaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Shtator, 12:58

Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 26.5% Të gabuar 67% Nuk e di 6.5% Vota total: 385 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?