Lajme Zone
Thika e vrasësit u fsheh në ferra/ Arma e ftohtë e përdorur nga Vata u gjet në periferi të Ksamilit
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Thika e vrasësit u fsheh në ferra/ Arma e ftohtë e përdorur nga Vata u gjet në periferi të Ksamilit

Një provë e re i shtohet hetimit për vrasjen e turistit portugez në Ksamil. Hetuesit kanë gjetur një thikë, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur në vrasjen e 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes. Thika është sekuestruar si provë materiale dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizave për të përcaktuar nëse është arma me të cilën u krye krimi. Thika është gjetur në krahun e majtë e hedhur në ferra në një rrugë rurale periferike të Ksamilit. Sipas burimeve, aty ka qenë pika e fundit që DJ i lokalit “Principote” ka lënë Sokrat Vatën. Pasi ka dalë nga makina, Vata ka hedhur thikën në ferra dhe është larguar me vrap. 20-vjeçari portugez humbi jetën pas disa goditjeve me thikë në kraharor dhe në shpinë, pas një konflikti në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e “Paradise”, në Ksamil. Për vrasjen, Policia e Sarandës ka arrestuar 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Autori i dyshuar, 29-vjeçari Sokrat Vata, u kap në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e një automjeti.

Një provë e re i shtohet hetimit për vrasjen e turistit portugez në Ksamil. Hetuesit kanë gjetur një thikë, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur në vrasjen e 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes.

Thika është sekuestruar si provë materiale dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizave për të përcaktuar nëse është arma me të cilën u krye krimi. Thika është gjetur në krahun e majtë e hedhur në ferra në një rrugë rurale periferike të Ksamilit. Sipas burimeve, aty ka qenë pika e fundit që DJ i lokalit “Principote” ka lënë Sokrat Vatën. Pasi ka dalë nga makina, Vata ka hedhur thikën në ferra dhe është larguar me vrap.

20-vjeçari portugez humbi jetën pas disa goditjeve me thikë në kraharor dhe në shpinë, pas një konflikti në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e “Paradise”, në Ksamil.

Për vrasjen, Policia e Sarandës ka arrestuar 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Autori i dyshuar, 29-vjeçari Sokrat Vata, u kap në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e një automjeti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet