Orjan Cishkeku, 19-vjeçari nga Dibra është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë 5 persona të tjerë janë vënë nën hetim për veprime të kundërligjshme gjatë protestës. Hetimet përfshijnë disa vepra penale mes tyre shkatërrimin e pronës, pengimin e qarkullimit dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë. LEXO EDHE:Mbi 1.1 milionë automjete në rrugët e Shqipërisë, një e treta vetëm në Tiranë! Nga Koreja e Jugut dhe Kina vijnë më shumë makina, dyfishohen ato elektrike Njoftimi i policisë: Tiranë Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje: -u arrestua në flagrancë shtetasi O. C., 19 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka thyer me sende te forta, xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese; -u proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas, autorë të dyshuar të veprimeve të kundërligjshme gjatë këtij tubimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “ Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C / A.Hl A.Hl Shqiptarja.com TAG: Orjan Cishkeku Tirane protesta Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.6% Nuk e di 9.4% Vota total: 286 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
