Lajme Zone
Theu masën e arrestit në shtëpi/ Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Theu masën e arrestit në shtëpi/ Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës

Autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës, Denis Meçe ësht...

Autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës, Denis Meçe është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia, nën shoqërinë e një personi tjetër, duke u kthyer në banesën e tij.

Sipas informacioneve, Meçe ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi" të vendosur nga Gjykata e Korçës për vrasjen e Egli Progës.

Po ashtu bëhet me dije se ai ka qenë në shoqërinë e kushëririt të tij, Donel Lika, i cili po ashtu u vu në pranga për veprën penale "moskallëzim krimi".

Gjatë momentit të konstatimit rreth 300 m larg banesës, Meçe nuk ka pranuar që të shoqërohet nga policia duke i kundërshtuar këta të fundit ndërsa në përfundim të veprimeve, arrestimi i tij u bë për veprat penale "largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "kundërshtim i punonjësit të rendit publik". /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.