Lajme Zone
Thellohet skandali me startup-et: Fitues të përsëritur, konflikt interesi dhe pazare, si Arjan Ymeri "dorovit" miliona euro
PolitikëPamfleti

Thellohet skandali me startup-et: Fitues të përsëritur, konflikt interesi dhe pazare, si Arjan Ymeri "dorovit" miliona euro

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se fondi ishte dyfishuar, duke arritur në rreth 6 milionë euro, ndërsa mbi 1.000 aplikime kishin konkurruar për financim. Sipas saj, ky ishte një investim për të nxitur teknologjinë, inovacionin dhe bizneset e reja shqiptare. Megjithatë, sa më shumë verifikohen listat e fituesve, aq më shumë dalin raste që ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën e përzgjedhjes së tyre.

Arjan Ymeri Dokumente të reja hedhin dyshime mbi mënyrën si u shpërndanë 6 milionë euro të fondit të Startup Albania. Kompani që nuk plotësonin kriteret, fitues të përsëritur dhe lidhje që ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi rëndojnë skandalin. Skandali me fondet e Startup Albania po merr përmasa edhe më të mëdha. Një ditë pasi publikuam raste ku të njëjtët persona rezultonin fitues për dy vite radhazi me të njëjtin NIPT, dokumente të tjera hedhin dyshime se procesi i shpërndarjes së miliona eurove publike mund të jetë zhvilluar në kundërshtim me frymën dhe kriteret e vetë skemës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se fondi ishte dyfishuar, duke arritur në rreth 6 milionë euro, ndërsa mbi 1.000 aplikime kishin konkurruar për financim. Sipas saj, ky ishte një investim për të nxitur teknologjinë, inovacionin dhe bizneset e reja shqiptare. Megjithatë, sa më shumë verifikohen listat e fituesve, aq më shumë dalin raste që ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën e përzgjedhjes së tyre. Skandali me fondet e startup-eve, paratë e taksapaguesve shkojnë tek 'klientët' e ministres Ibrahimaj dhe drejtorit Arjan Ymeri (lista e kompanive)

28 Korrik, 13:36 Pas rasteve të publikuara më herët, ku kompani pa aktivitet real ose me të njëjtin NIPT përfitonin fonde publike për dy vite radhazi, tashmë dalin edhe raste të tjera që e thellojnë këtë skandal.

Një prej tyre është kompania “Baboon”, e cila prej vitesh operon në treg dhe vështirë se mund të konsiderohet më një startup, që sipas vetë filozofisë së skemës duhet të mbështesë biznese të reja dhe inovative. Pavarësisht kësaj, kompania rezulton mes fituesve të fondit publik, edhe pse sipas të dhënave të disponueshme aktiviteti i saj ka hyrë në rënie dhe operacionet në Kosovë janë mbyllur. Një tjetër rast lidhet me Arben Oshafin dhe projektin “B2Balkan”. Dokumentet tregojnë se në vitin 2025 ai përfitoi 3.125.000 lekë në Fazën e Validimit, ndërsa në vitin 2026 fitoi sërish, kësaj radhe 7.018.253 lekë në Fazën e Zgjerimit. Në total, mbi 10 milionë lekë fonde publike në vetëm dy vite, me të njëjtin NIPT.

Por ajo që e bën edhe më të ndjeshëm këtë rast është një tjetër fakt i dokumentuar. Arben Oshafi rezulton publikisht pjesë e ekipit organizues të panairit Future2Tech, aktiviteti më i madh teknologjik në vend, i organizuar nga I-Exhibitions në bashkëpunim me AlbaniaTech.

Në të njëjtin aktivitet, sipas programit zyrtar të edicionit të tetorit 2025, panelist ishte edhe Arjan Ymeri, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Startup Albania, institucioni që administron fondin shtetëror dhe përzgjedh fituesit e granteve.

Dokumentet publike tregojnë kështu se drejtori i agjencisë që shpërndan fondet merr pjesë si folës në një aktivitet të organizuar edhe nga një person, startup-i i të cilit rezulton fitues i dyfishtë i po atyre fondeve. Edhe pse kjo nuk provon në vetvete shkelje ligjore, situata ngre pikëpyetje mbi konfliktin e mundshëm të interesit dhe nevojën për transparencë të plotë në procesin e vlerësimit.

Edhe më problematik duket rasti i kompanisë Onemor SHPK. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania është themeluar më 20 shkurt 2026, vetëm tre ditë pasi Startup Albania hapi thirrjen "Grant 2026". Megjithatë, vetëm katër muaj më vonë ajo rezulton fituese në Fazën e Zgjerimit, duke përfituar 6.133.333 lekë. Rregullorja përcakton 70 pikë Këtu lind edhe pikëpyetja më e madhe. Vetë rregullorja e Grant 2026 përcakton se subjektet që aplikojnë në Fazën e Rritjes duhet të kenë dorëzuar të paktën një bilanc pranë administratës tatimore përpara aplikimit. Një kompani e krijuar në shkurt 2026 nuk mund të ketë bilanc të vitit 2025, pasi në atë periudhë nuk ekzistonte. Nëse do të kategorizohej si startup i ri, tavani maksimal i financimit ishte 1.5 milionë lekë. Duke u shpallur fituese në Fazën e Zgjerimit, ajo përfitoi mbi 4.6 milionë lekë më shumë nga fondet publike. Edhe pse Rregullorja përcakton 70 pikë, dikush që ka marrë 158 pikë është skualifikuar Këto raste nuk janë më episode të izoluara. Ato u shtohen dhjetëra rasteve të tjera të publikuara më parë, ku kompani me të njëjtin NIPT fitonin fonde vit pas viti, ndryshonin vetëm emrin ose formën ligjore, ndërsa produkte pa përdorues, pa klientë dhe pa aktivitet real certifikoheshin si biznese në fazë zgjerimi.

Pikërisht për këtë arsye po shtohen kërkesat që Agjencia Startup Albania dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit të bëjnë publike të gjithë procesin e vlerësimit, pikëzimin e çdo aplikimi, verifikimet e kryera dhe arsyet pse disa subjekte u shpallën fituese, edhe kur dokumentet publike duket se tregojnë se nuk plotësonin kriteret e përcaktuara nga vetë skema.

Ky është vetëm një pjesë e asaj që po del në dritë. Në ditët në vijim do të publikojmë dokumente dhe raste të tjera që hedhin dritë mbi mënyrën se si janë shpërndarë fondet e Startup Albania dhe mbi përfitues të tjerë të miliona lekëve nga buxheti i shtetit. /Pamfleti

Vijon...arjan ymeri start upe whatsapp image 2026 07 29 at 174549 2 whatsapp image 2026 07 29 at 174549 whatsapp image 2026 07 29 at 174549 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Fillon zbatimi i platformës “BESA”; i vihet zjarri Pyllit të Sodës në Vlorë, Gjirit të Llamanit në Himarë dhe “Gjirit të Hartës” në Ksamil 29 Korrik 2026, 12:4812:48Anti-Mafia Skandali me fondet e startup-eve, paratë e taksapaguesve shkojnë tek 'klientët' e ministres Ibrahimaj dhe drejtorit Arjan Ymeri (lista e kompanive) 28 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia Dosja e gjyqtarit Hazbi Balliu: 6 shkarkime nga puna si jurist në Dibër, pasuri të paligjshme dhe punë të zeza në Prishtinë 28 Korrik 2026, 12:5712:57Anti-Mafia Italia kërkon hetimin e Andrea Çaushit që trafikoi 3.8 ton drogë; SPAK hesht, ndërsa Edi Rama i dha Kalanë e Lëkurësit 27 Korrik 2026, 12:2912:29Anti-Mafia Korçë/ Ish-drejtori i AKU e dha pronën e Ministrisë për pallat, skandali që prek Bashkinë e Sotiraq Filos 25 Korrik 2026, 15:2015:20Anti-Mafia Izraelitja 'Jet Bank', licencë për para elektronike, por në fakt po grumbullon depozita dhe jep kredi në Lek e Euro 24 Korrik 2026, 11:5411:54Anti-Mafia