Vizitoni Shqipërinë, e cila është transformuar në një destinacion të mirëfilltë turistik. Kështu e nis artikullin media prestigjioze britanike “The Sun”.
Shqipëria ka shumë për të eksploruar, duke përfshirë plazhe të bukura me ujëra kristalore, një kryeqytet të qetë dhe qytete historike, shkruan media britanike.
Ndërkohë, për britanikët që duan të eksplorojnë Shqipërinë, kjo bëhet edhe më e lehtë për shkak të shtimit të linjave të fluturimit low cost. Kryeqyteti i Shqipërisë konsiderohet një nga qytetet më me diell në Evropë, me më shumë se 2,500 orë diell çdo vit, dhe rekomandohet që të jetë ndalesa e parë e turistëve.
Veçohet Ksamili, i cili e ka marrë nofkën “Maldivet e Evropës” për shkak të plazheve të bukura me rërë të butë dhe ujë të kristaltë.
Nëse preferoni të eksploroni historinë, shkruan “The Sun”, Shqipëria ka disa qytete të bukura si Berati dhe Gjirokastra, të cilat janë të dyja Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Berati daton 2,400 vjet më parë dhe njihet si Qyteti i një mijë dritareve, me shtëpi të bardha në formë katrore dhe kisha të shumta bizantine nga shekulli i 13-të.
Gjirokastra, nga ana tjetër, ndodhet në luginën e lumit Drinos dhe është e njohur për shtëpitë e saj të zbukuruara të shekullit të 17-të.
Për plazhe më afër aeroportit rekomandohen Durrësi dhe Golemi, të cilët konsiderohen një destinacion i shkëlqyer për dashamirësit e plazhit, falë vendndodhjes në një pjesë të gjatë të vijës bregdetare të Adriatikut. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetEkonomi
