Në pikun e sezonit turistik muzeu Arkeologjik i Durrësit është transformuar në një destinacion kulturor dhe historik si për shqiptarët dhe turistët e huaj.
vizitorët, vlerësojnë pasurinë arkeologjike të muzeut, mënyrën e prezantimit të objekteve dhe mundësinë për të njohur më nga afër historinë e lashtë të Durrësit.
Përgjegjësja e Qendrës Muzeore Durrës, Eda Çekrezi, thotë se fluksi i vizitorëve ka qenë i kënaqshëm, ndërsa të shumtë janë ata që largohen të impresionuar nga koleksionet dhe historia që përcillet përmes objekteve arkeologjike. Muzeu Arkeologjik i Durrësit u inaugurua në muajin prill, pas përfundimit të një procesi restaurimi dhe rikualifikimi. Hapja pas restaurimit solli një pamje të re të hapësirave muzeale dhe një mënyrë të përditësuar të prezantimit të trashëgimisë arkeologjike të qytetit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Durrësmuzeuturiste
